COVID-19/ Shtyrja e vaksinimit rrezikon mbi 117 milionë fëmijë nga fruthi

Shtyrja e vaksinimit nga fruthi rrezikon mbi 117 milionë fëmijë në të gjithë botën për shkak se procesi është ndërprerë si pasojë e situatës së krijuar nga COVUD-19. Për këtë arsye OBSH bën thirrje të merren masa të menjëhershme për vijimin e vaksinimit.

Mbi 117 milionë fëmijë në të gjithë botën rrezikojnë jetën për shkak se pandemia e COVID-19 ka shtyrë vaksinimin nga fruthi. Duke vënë në dukje se fushatat e imunizimit të fruthit janë vonuar në 24 vende dhe do të anulohen në 13 të tjera, Organizata Botërore e Shëndetit dhe UNICEF nëpërmjet një deklaratë bënë thirrje të nisë gjurmimi i fëmijëve të pavaksinuar.

Duke paralajmëruar se miliona fëmijë në 37 vende mund të humbasin jetën, deklarata risjell në vëmendje udhëzimet e reja të OBSH për të ndihmuar vendet të vijojnë me shërbimet e imunizimit gjatë pandemisë.

“Nëse zgjedhja e vështirë për të ndaluar vaksinimin është bërë për shkak të përhapjes së COVID-19, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve që të intensifikojnë përpjekjet për të gjurmuar fëmijët e pa vaksinuar, në mënyrë që popullsitë më të prekshme të mund të pajisen me vaksina të fruthit sa më shpejt që të bëhet e mundur kështu ”, thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2018 humbën jetën mbi 140 mijë persona, shumica e të cilëve fëmijë dhe foshnje. Ndërkohë kjo situatë mund të parandalohej, pasi për më shumë se 50 vite ka një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër fruthit.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni