Covid-19: Tani ka më shumë të infektuar në pjesën tjetër të botës sesa në Kinë

Organizata Botërore e Shëndetit raportoi të paktën 153.648 raste në gjithë botën. Ndërkohë, sipas përllogaritjeve të  Johns Hopkins University realizuar me shifrat e OBSH dhe burimeve të tjera, në gjithë botën janë të infektuar rreth 167 mijë njerëz dhe 6.400 kanë humbur jetën.

Të dielën mbrëma, Kina raportoi 16 raste të reja dhe 14 të vdekur. Raste totale në Kinë janë regjistruar 80.860. Tani ka më shumë të infektuar në botë sesa në Kinë.

Të dielën, Italia llogariti 368 të vdekur në vetëm 24 orë, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 1809. Në Itali janë infektuar 24.747, ku 3590 prej tyre u diagnostikuan vetëm 24 orët e fundit.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur