COVID-19: Vaksinë e tretë për të moshuarit, plani i Gjermanisë për shtatorin

Qeveria gjermane ka prezantuar ditën e djeshme planin e saj për shmangien e një vale tjetër infektimi të COVID me mbërritjen e shtatorit dhe sezonit viral. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn, fokusi do të jetë mbi grupet vulnerabël, pra të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Për të moshuarit, Spahn është shprehur se me hyrjen e muajit shtator do të jetë e mundur marrja e një doze të tretë të vaksinës për të shtuar nivelin e imunizimit, përderisa testet laboratorike kanë vërtetuar se një dozë e tretë shton me 15-20% nivelin e mbrojtjes. E njëjta gjë do të vlejë dhe për të gjithë të sëmurët me sëmundje kronike, kryesisht ata me probleme në sistemin kardiovaskular, apo pneumonik.

Përsa i përket nxënësve dhe studentëve, Spahn ka propozuar përfshirjen në fushatën e vaksinimit të fëmijëve duke filluar nga mosha 12 vjeç me dozat e kompanisë Moderna, e cila ka marrë dritën jeshile nga Agjencia Europiane e Medikamenteve si e sigurt dhe efektive për t’u përdorur tek minorenët.

Deri tani 62% e popullsisë madhore gjermane kanë marrë së paku një dozë të vaksinës anti-COVID, teksa 52% i kanë marrë të dyja. Megjithatë, objektivi është që përpara hyrjes së vjeshtës të vaksinohen mbi 75% e popullsisë për të shmangur rikthimin e një vale tjetër, veçanërisht duke parë transmetueshmërinë të variantit “delta”.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren