Covid-19/ Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon nëse është e nevojshme mbyllja e shkollave

Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka zhvilluar mbledhjen e radhës për situatën epidemiologjike në vend. E pyetur nëse do të ketë masa të reja për shkollat, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli sqaroi se aktualisht nuk është marrë asnjë masë e re.

Sipas saj nuk do të ketë një mbyllje të shkollave, por e gjithë situata do të ndiqet hapa pas hapi për të parë nëse do të duhet të ndryshojnë masat anti-Covid.

“Është Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit i cili jep udhëzimet për përforcimin e dozave. Sa i përket mosrespektimit të masave e shohim se nuk respektohen siç duhen, por kjo nuk është vetëm në dorë të kontrolleve. MSH dhe mbrojtja Social ka vëzhguar më shumë kujdes shkeljet e kontrolleve dhe janë kryer 16 600 inspektimi dhe janë marrë mbi 1700 masa administrative.

Por mos zbatimi i masave nuk lidhet vetëm me kontrollin që bëhet. Kjo varet me ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të të gjithëve ne. Unë do të këshilloja edhe një reagim publik për moszbatimin e tyre. Që kjo të funksionojë duhet të jetë kulturë e përgjithshme”, tha Rakacolli ndërsa shtoi: Nuk këshillohet një mbyllje e mësimit.

“Edhe nga OBSH nuk  është rekomanduar mbyllje e shkollave, por do të shikohet hapa pas hapi e gjithë dinamika, nëse do të duhet që në vijim të ndryshojë strategjia,” përfundoi Rakacolli.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet