Covid, aktualisht më i përhapur tek fëmijët

Pavarësisht se rastet me Covid janë ulur ndjeshëm në vendin tonë, aktualisht po gjejnë përhapje më të madhe tek moshat pediatrike. Sipas mjekes pediatre- infeksioniste, Gjeorgjina Kuli, prindërit nuk duhet të ulin vigjilencën. Ajo tregon arsyet pse fëmijët po infektohen më së shumti.

“Pavarëisht se kanë rënë shifrat e infeksionit nga covid 19, nuk mund të themi që prekja nga ky virus është zero. Është vënë re edhe në vende të tjera të botës, që kurba është spostuar tek moshat pediatrike.Tani janë më të ekspozuar fëmijët, pasi janë edhe të pavaksinuar.”

Krahas Covid, ende kemi përhapjen e virozave të stinës, por edhe alergjive.

“Fëmijët kanë një karakteristikë të veçantë që në të gjithë stinët kanë sëmundshmëri të ndryshme. Mund të themi që nuk ka stinë që nuk reflektohet me problematikat e veta tek sëmundshmëria pediatrike. Këtë stinë kemi disa viruse respiratore që akoma mund të jenë në qarkullim. Tjetër patologji që shihet në këtë situatë, janë patologjitë alergjike.”

Për fat të mirë Covid vijon të ketë një ecuri të lehtë, duke i ngjarë më shumë një virozë. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet