COVID i zgjatur/ Studimi: Si dallohen pasojat e fshehta në mushkëri

Disa njerëz me COVID të zgjatur mund të kenë dëmtime të fshehura në mushkëri. Ky është konkluzioni i një studimi në Angli. Shkencëtarët përdorën një metodë të re për të zbuluar anomalitë e mushkërive që nuk identifikoheshin nga skanimet rutinë.

Ata u përqëndruan te 11 njerëz që nuk kishin kërkuar kujdes spitalor kur u infektuan për herë të parë me Covid, megjithëse simptomat u zgjatën. Puna bazohet në një studim të mëparshëm që shqyrtoi njerëzit që ishin shtruar në spital me Covid.

Covidi i zgjatur i referohet një sërë simptomash që vazhdojnë për shumë javë pas infektimit. Ekipi krahasoi skanimet e gazit ksenon dhe teste të tjera të funksionit të mushkërive në tre grupe njerëzish. Në këto grupe përfshiheshin persona me COVID të gjatë që nuk ishin shtruar në spital kur ishin infektuar, 12 persona që ishin shtruar në spital por nuk kishin Covid të zgjatur, dhe 13 njerëz të shëndetshëm.

Duke përdorur metodën e re, të gjithë morën gaz ksenon gjatë një skanimi me rezonancë magnetike. Gazi sillet në një mënyrë shumë të ngjashme me oksigjenin, por mund të gjurmohet vizualisht gjatë skanimeve, kështu që shkencëtarët ishin në gjendje të “shikonin” se sa mirë lëvizte nga mushkëritë në rrjedhën e gjakut, një hap vendimtar në transportimin e oksigjenit nëpër trup. Studiuesit zbuluan se për shumicën e njerëzve me Covid të gjatë, transferimi i gazit ishte më pak efektiv sesa te të tjerët. Njerëzit që ishin shtruar në spital për Covid kishin simptoma të ngjashme.

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Pasi kalojnë COVID, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë./  Fair Health

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet