Covid nuk ka ikur! Në spitalin e Lushnjes fluks pacientësh të infektuar

Çdo ditë duket se Covid-19 po shfaqet më shumë duke prekur një numër të konsiderueshëm.

Sipas mjekut pneumolog Sokol Papa në Spitalin e Lushnjes ditët e fundit vihet re një fluks i shtuar i personave, të cilët kanë shqetësime dhe pas egzaminimeve kanë rezultuar të prekur nga Covid-19.

“Ka patur një rritje të rasteve me Covid-19, kjo duket edhe nga telefonatat që kemi marrë. Por fatmirësisht gjendja e pacientëve me Covid-19 është një gjendje e lehtë, me simptoma të katit të sipërm raspirator, me bllokim hundësh, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, temperaturë me frisone, me dhimbje muskulare dhe herë pas here me ndonjë presion sporadik diarreje”- tha ndër të tjera Papa.

Sipas mjekut, simptomat që shfaqin pacientët janë më të lehta, por të prekura janë të gjitha grupmoshat.

“Të prekur ka nga të gjithë grupmoshat, por fokusi duhet të jetë tek pacientët e rrezikuar më tepër. Në qoftë se shifet që simptomat e tyre nuk po qetësohen, ose po agravojnë, duhet të paraqitet për konsultë për të bërë një ekzaminim objektiv ose edhe ndonjë analizë në qoftë se shihet e nevojshme”- tha Papa.

Mjeku apelon për kujdes tek të sëmurët kronikë siç janë atë me azëm, me probleme kardiake dhe ata me imunitet të dobët./Top Channel

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026