Peter J. D’adamo
Deri tani janë të pakta informacionet që kanë të bëjnë me çrregullimet e lëkurës dhe lidhjen e tyre me grupet e gjakut. Dimë se sëmundje si dermatidi dhe
psoriasi shkaktohen nga elementë kimikë alergjikë që veprojnë brenda në gjak.
Duhet të themi, gjithashtu, se shumë nga pektinat e zakonshme të ushqimeve që veprojnë me ndonjë grup gjaku mund të bashkëveprojnë me gjakun dhe indet e sistemit tretës, duke shkaktuar veprimin e istaminave dhe elementeve të tjera që shkaktojnë infeksion.
Reaksionet alergjike të lëkurës shfaqen më shumë në njerëzit e grupeve A dhe AB. Psoriasi shfaqet më shumë në grupin A. Përvoja ime më ka treguar se njerëzit e grupit A që vuajnë nga psoriasi konsumojnë më shumë prodhime qumështi dhe prodhime gruri.


