Kryefaqja Lajm kryesor Çrregullimi somatoform, lidhja me zemrën, kockat dhe stomakun

Çrregullimi somatoform, lidhja me zemrën, kockat dhe stomakun

0
Shpërndaje

Bisedoi: Elona Tereziu

Çrregullimi somatoform mund të përshkruhet si një mekanizëm shmangës apo tendencë për të ikur nga nga një konflikt psikologjik duke e zëvendësuar atë me një dhimbje fizike. Pra personi është i i vetëdijshëm që ka një dhimbje shumë të madhe emocionale por shpirti i tij “nuk e pranon” dhe e perkthen atë në dhimbje fizike.

Ankesat kryesore të këtyre pacientëve (si mekanizëm shmangës) lidhen me problemet gastrointensinale, të zemrës dhe kockave dhe zakonisht shkojnë sa tek njëri mjek tek tjetri e i nështrohen me dhjetra analizave dhe ekzaminimeve të ndryshme vetëm e vetëm për të vërtetuar që ankesat e tyre qëndrojnë.

Arjana Rreli, mjeke psikiatre pranë Qëndrës Komunitare të Shëndetit Mendorë, Nr.3, Tiranë, tregon për gazetën Shëndet + llojet e këtyre çrregullimeve, çfarë i shkakton ato çfarë pasojash mund të kenë, ku në rastin e një ankese të zemrës, minimum që pacienti i faturon vetës është një takikardi e ardhur si rrjedhojë e krijimit të ankthit.

Çfarë do të kuptojmë me çrregullim somatoform?

Çrregullimi somatoform karakterizohet nga shenja të ndryshme fizike që nuk janë të justifikuara/ shpjeguara mbi bazën e ekzaminimit laboratorik. Kjo do të thotë që klinikisht pacienti mund të ketë problematika të cilat i ankon por ama nëse kërkohet në mënyrë laboratorike ose nëse  shenjat nga mjeku përpiqen të mblidhen për t’i fokusuar drejtë kritereve që përcaktojnë një diagnozë vërtetë organike, nuk jusifikohen. Pra personi ankon një konflikt të vet psikologjik që nëpërmjet përkthimit, sistemi nervor e ka kaluar në vuajtje fizike.

Çrregullimi i somatizimit është vënë re që kohën e antikitetit egjiptian dhe një herë e një kohë quhej hysteria dhe në mënyrë të gabuar mendohej se godiste vetëm gratë.

Në vitin 1859, Paul Briquet një mjek frances e observon dhe shikon që ka një tërësi shenjash të cilat prekin sistemin organik dhe kanë tendencën që të kronicizohen. Dhe mbas kësaj për shumë kohë kjo u quajt sindromi Briquet me emrin e këtij autori dhe më vonë mori termin çrregullim somatoform siç e njohim dhe në ditët e sotme.

Disa nga llojet e çrregullimeve somatoforme?

Janë të njohura 5 çrregullime specifike somatoforme.

  1. Çrregullimi i I pari është çrregullim i somatizimit që është i karakterizuar nga shumë  shqetësime fizike trupore që interesojnë shumë organe. Për shembull pacienti thotë me dhemb koka, më dhemb dhe stomaku por mezi marr dhe frymë, edhe këto artikulacionet sikurë nuk i kam mirë. Pra kur ankon një sistem të tërë organesh quhet çrregullim i somatizimit.
  2. Çrregullimi i konversionit. Karakterizohet nga një ose dy shenja që i ngjajnë shumë problemeve neurologjike, pra janë të përqëndruara më tepër në kokë, të interesuara në sistemin neurologjik. Për shembull, ka raste që personi me konversion bën një krizë që i ngjan komplet një krize epilepsie. Por në të vërtetë, bëhet ezheja dhe tregon një aktivitetin elektrik të trurit që del normal dhe e diferencon totalisht nga një epelepsi e vërtetë.
  3. Hipokondria karakterizohet po prap me shenja të ankesave të shumta trupore për të cilat pacienti është i bindur që ka një sëmundje që nuk po gjendet nga mjekët dhe shkon nga njëri mjek në në një tjetër, nga laboratori në laborator dhe i nështrohet me qindra ekzamineimeve për të bindur veten por edhe të tjerët që ka vërtet një sëmundje.
  4. Çrregullimi i disformizmit trupor. Është një bindje fallco e cila e bën personin të besojë se një pjesë të trupit e ka me defekt ose për shëmbull është i bindur që është shumë i shëndoshë ndërkoh që nuk është fare i shëndoshë. Ose është i bindur që ka veshë shumë të mëdhenj dhe i nështrohet ndërhyrjeve operatore për t’i bërë veshët më të vegjël. Pra ka një çrrgullim psikologji të skemës së trupit, edhe pse në të vërtet e ka çdo gjë në parametrat e duhura.
  5. Çrregullimi i dhimbjes. Çrregullimi i dhimbjes karaktereizohet nga shenja të dhimbjes që faktikisht janë drejtë për së drejtë të lidhur me faktorë të dhimbjes psikologjike. Që do të thotë, personi në fakt ka një konflikt, ka një çështje të pazgjidhur, ka një pritshmëri shumë të lartë të një gjëje që është i bindur që nuk realizohet fare, dhe gjithë kjo dhimbje emocionale përkthehet në dhimbje fizike. Personi ankon që i dhemb, po jo shpirti, edhe pse në të vërtet atij në këtë rast i dhemb shpirti por dhimbja e shpirti është projektuar në dhimbje të tjera fizike siç mund të jetë dhimbja e një krahu që nuk justifikohet as me grafi as me analiza.

Pse ndodhin këto lloj çrregullimesh?

Shkaktarë mendohet të jenë faktorët psikosocial dhe faktorët biologjik. Ka një teori ku “akuzohen” disa sfera të trurit për këtë lloj problemesh, por sot teoria e faktorëve psikosocial analizon se shumica e pacientëve me çrregullim të somatizimit janë pasojë e ambjenteve konfliktuale brenda familjes së tyre që nuk i shmangin dot. Janë viktima të dhunës fizike, e një fëmijërie të dhunshme me pasoja psikologjike.

Cili është mekanizmi, si ndodh shpjegimi i dhimbjes?

Lufton e vetëdijshmja me të pavetëdijshmen! Personi është i vetëdijshëm që ka një dhimbje shumë të madhe emocionale por shpirti i tij “nuk e pranon” dhe e perkthen në dhimbje fizike. Pra konfliktohet e ndërgjegjshmja me të pandërgjegjshmën. E ndërgjegjshmja është që unë deri diku e di që kam një gjë shumë të dhimbshme, për mua që sa herë e mendoj më bën të ndjehem shumë keq, dhe që  unë të mos ndjehem kaq keq, hyn menjëherë e pa ndërgjegjshmja ime dhe e reflekton në dhimbje fizike. Pra është një mekanizëm shmangës, krijon një dominante tjetër fizike për të lënë në hije deri diku atë konflikt psikologjik që ka reflektuar në këtë dhimbje fizike.

Sa shpesh hasen?

Në popullsinë e përgjithshme haset 01-02% , dëërsa është deri 20 herë më e shpeshtë tek femrat krahasuar me meshkujt. Haset kryesisht rreth moshës 30 vjeç dhe duke qenëse ka tendencën që të kronicizohet, ka shumë mundësi që ta shoqërojë personin gjatë gjithë jetës. Pavarësisht ndërhyrjeve, shumë studime kanë treguar që çrregulli i somatizimit shpesh është i shoqërur edhe me të tjera probleme mendore siç është ankthi, depresioni apo çrregullimet e personaliteti.

 A e njohin pacientët këtë si patologji, dinë se ku të kërkojnë zgjidhje?

Pacientët vijnë tek psikiatri më shumë të detyruar sesa kanë gjetur me veten e tyre që ky problem mund të jetë një vuajte emocionale. Them të detyruar sepse para se të vijnë tek ne, ata kanë shëtitur nga njëri mjek tek tjetri për të gjëtur ‘’persekutorin’ e tyre dhe sipas tyre “persekutori” është diçka që nuk shkon mirë në organizëm dhe kjo gjë duhet të vërtetohet me anë të analizave dhe me ekzaminimeve. Shprehja klasike kur vijnë në ambulator është ‘’unë erdha se më tha mjeku familjes të vij edhe tek ty, por unë nuk kam asnjë gjë që të dukem i çmendur”. Megjithatë, shumica vijnë sepse duan zgjidhje për problemin e vet që i ka torturuar për një kohë shumë të gjatë. Kështuqë pranojnë që zgjidhja të jetë edhe tek psikiatri, vetëm e vetëm të çlirohen nga gjithë andrralla që kanë patur gjatë një kohe jo të voglë që të merr gjithë ky ekzaminim paraprak përjashtues./ Shendeti.com.al

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here