Ç’të bëjmë për të reduktuar ndërlikimet nga urtikariet?

Urtikaria kronike mund të jetë e vështirë për t’u trajtuar. Ato kërkojnë medikamente të zgjedhura, të cilat duhet të përcaktohen me kujdes nga mjeku specialist dermatolog.

beba plazhVështirësia e trajtimit qëndron në faktin sepse simptomat janë shpesh idiopatike (me origjinë të panjohur). Nëse shkaktari identifikohet, atëherë bëni kujdes për të mënjanuar sa të jetë e mundur ekspozimin ndaj tij. Mjekimet që përdoren mund të jenë orale (nga goja) ose lokale (në formën e pomadave).

Gjatë verës rekomandohet që të vishni tesha të lehta, të lirshme e të pambukta (jo sintetike dhe që ju shtrëngojnë). Pas djersitjeve bëni banja me ujë të vakët (as të nxehtë dhe as të ftohë) sepse djersitja është një faktor që rrit alergjizimin e lëkurës, sidomos në lëkurat e ndjeshme dhe delikate.

Evitoni daljen në diell në orët e pikut dhe kurdo që të dilni përdorni kremra me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet. Përdorni kapele, syze, çadra mbrojtëse, si edhe vishni tesha me ngjyra të çelëta (ngjyrat e errëta i përthithin më shumë rrezet e diellit).

Në stinën e dimrit shmangni daljen në temperaturat e ftohta dhe dëborën.

Mundohuni të jeni të qetë dhe larg emocioneve të forta.

Bëni kujdes me ushqyerjen. Kujdes me ushqimet pikante, fastfudet, yndyrat e tepërta dhe të skuqurat. Konsumoni sa më shumë lëngje dhe ujë, sidomos në stinën e verës sepse ndihmon shumë në hidratimin e lëkurës tuaj dhe në rigjenerimin e saj.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim