Ç’tregon gjuha për shëndetin tuaj

Gjuha, në fakt, mban gjurmët e shëndetit tuaj. Ja disa këshilla se si të kuptoni se çfarë tregon gjuha për ju. Ka tre zona kryesore ku mund të përqendroheni:

gjuheE para është ngjyra e gjuhës: Ngjyra e gjuhës mund t’ju thotë shumë për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu mund t’ju tregojë për nivelet e oksigjenit në trup.

Fusha e dytë është veshja e gjuhës: Ajo mund të jetë një tregues mbi sistemin e  tretjes.

Së fundi: anët e gjuhës janë gjithashtu të rëndësishme për vetëdiagnozën.

Këtu janë disa nga gjërat më të zakonshme që mund t’i shihni në gjuhën tuaj dhe ja cili është kuptimi i tyre:

Një shtresë e bardhë në gjuhë: do të thotë se keni një rritje të jashtëzakonshme të infeksioneve mykotike. Por, para se të krijoni panik në lidhje me infeksionet, provoni të lani mirë gjuhën për një javë dhe pastaj shihni nëse shtresa e bardhë vazhdon të jetë mbi gjuhë.

Infeksionet mykotike shpesh ndodhin pasi  keni qenë sëmurë dhe keni përdorur antibiotikë ose kur sistemi imunitar është i dobët. Nëse shtresa e bardhë vazhdon, atëherë konsultohuni me mjekun.

Shirita të bardha në gjuhë: Mund të jetë tregues i sëmundjeve kronike inflamatore, autoimune. Nëse nuk keni dhimbje, atëherë mjeku nuk mund të trajtojë gjendjen.

Shafrani i Indisë është përdorur për mijëra vjet për të rregulluar sistemin imunitar. Në një studim të publikuar në Gazetën Natyrore të Kirurgjisë, hulumtuesit kanë përdorur me sukses shafranin e Indisë për të trajtuar sëmundje kronike inflamatore. Shafrani i Indisë është një nga 13 antibiotikët e fuqishëm që nuk kërkojnë një recetë.

Gjuhë e kuqe: Një gjuhë e shëndoshë është ngjyrë rozë trëndafili. Nëse shikoni se gjuha juaj është bërë e kuqe, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje dhe të merrni masa. Nëse keni  gjuhë të kuqe dhe dhimbje të fytit, atëherë shanset janë që ajo është e lidhur me ndonjë infeksion që po kaloni. Drejtohuni tek mjeku për një kontroll.

Gunga në gjuhë: mund të shkaktohen nga trauma fizike, si kafshimi i gjuhës. Nëse keni ulcera në gjuhë, ato mund të jenë pasojë e stresit. Nëse gungat janë të dhimbshme ose nuk largohen për njëfarë kohe, atëherë  mund të jenë tregues i kancerit të gojës dhe në këtë rast duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës