“Çuditë e qeverisë për shëndetësinë nuk kanë të mbaruar”

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me strategjinë e re për shëndetësinë të bërë publike sot nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në një postim në faqen e tij në Facebook Shehu komenton deklaratën e ministres se do të rehabilitojnë 300 qendra shëndetësore. Nga kjo deklaratë, thotë Shehu, lexohet qartë se do të mbeten vetëm 11 spitale në rrethe, të tjerat do të kthehen në “qendra shëndetësore e urgjencë”!

Lexoni postimin e tij të plotë…

Ministria Manasterliu prezantoi strategjine e re te sistemit “shendetesor”, perseri sikur “Bota” te krijohej sot-asnje fjale per “Shendetesine Falas” e fundin e saj tragjik.
Ishte nje program absurd edhe ky i sotmi, me regresiv se edhe klishete e dikurshme komuniste per sistemin shendetesor.
Nje program ky ku lexohet varferia e thelle e sistemit, numri i mjekeve si specie ne zhdukje, mungesa e sherbimeve etj- pa asnje strategji reale zgjidhjeje.
Ajo qe lexohet qarte eshte se ne Shqiperi do te ngelin vetem 11 spitale ne rrethe, te tjerat do te kthehen ne “qendra shendetesore e urgjence”!!!
Spitale te rendesishme si i Permetit, Tepelenes, Lushnjes, Pogradecit, Sarandes etj, nuk do te funksionojne me si te tille!
“Zgjidhja” do te jete mbyllja e spitaleve, ulja drastike e shtreterve, koncentrimi asfiksues i sherbimit qe mbetet ne pak qendra, duke e larguar ate nga qytetaret!
Jo vetem qe nuk do kete me decentralizim e “spital ndermarje”, por do te vendoset “rregjimi i i vjeter i patronazhit” mbi ato, si nje reminishence e dikurshme kjo.
Perballimin e kolapsit te numrit te mjekeve e mungesave, do ta realizoje ky patronazh, duke cuar mjeket nga qendra ne periferi sikur te ishte “stazhi” komunist.
Ne fakt kjo vecse do te shkaterroje me tej edhe qendren, pra spitalet e Tiranes.
KUJDESI PARESOR DO TE VAZHDOJE KREJTESISHT I CENTRALIZUAR DHE LARG FIZIONOMISE, QE DUHET TE KETE TASHME.
Zj. Ministre vetem per dicka siguroi: “Te fameshmet koncesione gryrese e shkaterruese te sistemit shendetesor do te lulezojne me tej”!!!
SHQIPTARE TE DASHUR, PREGATITUNI PER DITE SHUME ME TE VESHTIRA QE JU PRESIN!

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet