Kryefaqja Box 3 Dallimi mes gripit, ftohjes dhe sinusitit

Dallimi mes gripit, ftohjes dhe sinusitit

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Gripi grua

Ftohja, gripi dhe infeksionet e sinusitit kanë pothuajse të njëjta simptoma, prandaj është shumë e vështirë të kuptosh nëse ke njërën sëmundje apo tjetrën. Ndryshimet mes tyre janë shumë të vogla, megjithatë është e nevojshme që t’i dini, në mënyrë që të mos merrni të njëjtat ilaçe.

Ftohje

Një infeksion që mund të shkaktohet nga më shumë se dyqind lloje të viruseve

Grip

Sëmundje ngjitëse, që shkaktohet nga një virus dhe përhapet si epidemi.

Sinusit

Pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. Shkaktohet zakonisht nga ftohja ose alergjitë

Simptomat kryesore Dhimbje fyti, teshtima, rrjedhje të hundës dhe kollë Dhimbje fyti, dhimbje koke, teshtima, ethe, kollë dhe dobësi. Tek fëmijët zakonisht shfaqet edhe me të përziera dhe të vjella. Rrjedhje të vazhdueshme të hundës, dhimbje të vazhdueshme të kokës, dhimbje ose ndjesi presioni para syve, në ballë dhe faqe.
 

Kur fillojnë të shfaqen simptomat

 

Zakonisht brenda pak ditëve.

 

Brenda pak orëve, duket sikur trupi është përplasur për muri.

 

Simptomat e para fillojnë të shfaqen brenda 2-3 ditësh.

 

Temperaturë?

 

Nuk ka zakonisht luhatje të temperaturës së trupit.

 

Po, ka raste kur shkon mbi 37 gradë.

 

Zakonisht jo.

 

Niveli i lodhjes

 

Mesatarisht

 

Dobësi të përgjithshme trupore.

 

Lodhje zakonisht për shkak të problemeve me gjumin.

 

Dhimbje trupi?

 

Zakonisht jo.

 

Dhimbje në të gjithë trupin.

 

Dhimbje vetëm në pjesën e fytyrës.

 

Sa zgjat?

 

7-10 ditë maksimumi.

 

Simptomat kryesore për një javë, gjendja e dobësisë vazhdon për disa javë.

 

Kontrollohuni tek një doktor nëse simptomat zgjasin më shumë se një javë.

 

Burimi: Health.com/  https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here