Kryefaqja Gjeni mjekun tuaj Kardiologji Dr. Daniela Teferiçi

Dr. Daniela Teferiçi

1
Shpërndaje

Dr. Daniela Teferici, D.Sh.M., Kardiologe, Shërbimi i Kardiologjisë, Klinika II, QSUT

Një biografi e shkurtër

Dr. Daniela Teferici, D.Sh.M., është mjeke Kardiologe në Shërbimin e Kardiologjisë QSUT prej vitit 2004 dhe Pedagoge pranë Fakultetit të Infermierisë, Tiranë. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë UT me titullin “Mjeke e Përgjithshme” (Tetor Daniela Teferici kardiologe1992- Korrik 1998) dhe ka vijuar studimet pasuniversitare në Kardiologji, diplomuar me titullin “Mjeke Specialiste Kardiologe” (Janar 1999 – Shkurt 2003).

Ajo ka vijuar studimet e thelluara pasuniversitare SHPU në Kardiologji dhe ka mbrojtur mikrotezën me studimin “Ndikimi i Valsartanit mbi Hipertrofinë e Ventrikulit të majtë në të sëmurët me HTA parësor ”. Maj 2004 – Maj 2005.

Gjithashtu mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore” mbrojtur me studimin: “Vlera diagnostike dhe prognostike e provës ushtrimore në pacientët me Diabet Mellitus si dhe ndihmesa diagnostike e Eko 2D-strain” – Janar 2007. Ka kryer specializime të tjera në Kardiologji dhe Ekokardiografi në Spitalin Universitar të Vienës (AKH – Austri), në Spitalin Universitar Careggi (Firenze – Itali), në Spitalin Universitar “Krankenhaus der Barmherzigen Schwestern” (Linz – Austri).

Dr. Teferici është autore e disa studimeve, si dhe bashkautore në libra mjekësorë sot në përdorim si tekste mësimorë të mjekësisë.

1 Koment

  1. Nuk i kisha bere analizat per shume kohe. I bera dhe u tmerova me rezultatet. Glicemi esell 167, Glicemi 2 ore pas buke 311, Uricemia 7.9, Trigliceride 858, kolesterol 379.
    Para 10 vjetesh kam bere stend (unaze ne aorten kryesore).
    Jam me TA te larte. Jam me diabet te tipit 2, jam me arthrit reumatoid dhe podager.
    Mjekohem: 2 kokra predizonole, siofor 2 kokra, bisocor 10 nje koker, lerkanil ACE 1 koker, alopurinol 2 kokra, aspirine protect 1 koker. Ju lutem ndonje mjekim shtese, si dhe ndonje keshille. Jam 63 vjet. Berri Lame

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here