DASH: Sistemet e shëndetësisë dhe drejtësisë në Shqipëri më të korruptuarat

Blertina Koka / Shëndet+

DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2015. Në raport theksohet se sistemet më të korruptuar në Shqipëri janë ai i shëndetësisë dhe i drejtësisë, ku korrupsioni kap shifrat më të larta. Sipas DASH, në këto dy sisteme nuk ka raste të dënimit të zyrtarëve të lartë, ndonëse denoncimet nuk kanë munguar.

Problemet më të mëdha me të drejtat e njeriut është korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht në sistemin gjyqësor dhe atë shëndetësor. Nuk mbetet pas edhe dhuna dhe diskriminimi ndaj grave”, shkruan DASH.

“Pandëshkueshmëria mbetet një problem. Prokuroria dhe veçanërisht dënimi zyrtarëve të lartë që kanë kryer abuzime mbetet sporadik dhe i pandjeshëm. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe ata që kanë interesa të fuqishme biznesi shpesh kanë qenë të aftë të shmangin gjykimin”, thuhet ndër të tjera në raport.

Dhuna ndaj fëmijëve, liria e shtypit, diskriminimi i komuniteteve rome dhe egjiptiane, trafikimi i njerëzve apo martesat në moshë të re janë disa nga shqetësimet e tjera që janë listuar në raport.

“Vazhdon të ketë informacion për dhunë dhe abuzim ndaj fëmijëve. Mbeten problem martesat e hershme dhe të detyruara në disa pjesë të vendit. Ka ende shumë fëmijë në rrugë, kryesisht ato të minoritetit rom. Vendi vazhdon të mbetet një burim dhe destinacion për meshkuj, gra dhe fëmijë të nënshtruar si pjesë e trafikut të prostitucionit dhe punës së detyruar”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes