Kryefaqja Aktualitet Databazë për deklarimin e pagesave të mjekëve nga kompanitë farmaceutike

Databazë për deklarimin e pagesave të mjekëve nga kompanitë farmaceutike

0
Shpërndaje

Nga Denisa Canameti

Organizata e gazetarëve gjermanë Correctiv ka lançuar një databazë që lejon mjekët gjermanë të deklarojnë vullnetarisht se nuk marrin pagesa nga kompanitë farmaceutike për pjesëmarrje në studime, pjesëmarrje në konferenca apo vëzhgim të efekteve të medikamenteve të miratuara.

Gjatë vitit të kaluar, Correctiv ka mbledhur të dhënat e të gjithë mjekëve që ishin të gatshëm që emrat e tyre të publikohen në një bazë të dhënash qendrore dhe e kanë bërë publike në fund të majit. Disa qindra mjekë më pas kanë shtuar emrat e tyre në listë, “sepse e shohin atë si të rëndësishëm për të dokumentuar se ata nuk pranojnë para nga kompanitë”, tha Correctiv në faqen e saj.

Baza e të dhënave, e cila mbështetet në ndershmërinë e mjekëve pjesëmarrës, paraqet një qasje të re për një problem që është paraqitur si tejet shqetësues për transparencën. Çdo vit, rreth 70,000 mjekë në Gjermani (nga gjithsej 350,000) marrin rreth 575 milionë euro (648 milionë dollarë) nga kompanitë farmaceutike për një sërë shërbimesh. As ligjet gjermane dhe ato të Bashkimit Evropian nuk u kërkojnë doktorëve të publikojnë këto të ardhura shtesë, dhe vetëm rreth 30 përqind e bëjnë këtë vullnetarisht. Ndërkohë, disa studime kanë treguar se mjekët që marrin pagesa nga kompanitë farmaceutike jo vetëm që kanë më shumë gjasa të përshkruajnë receta me medikamente më shpesh, por kanë më shumë gjasa të përshkruajnë receta me medikamente më të shtrenjta.

Doktorët ´transparentë´

Databazë i ri është mirëpritur së pari nga Frank Ulrich Montgomery, president i Shoqatës Gjermane të Mjekësisë, ´sepse pjesa më e madhe e doktorëve nuk kanë bërë asgjë gabim, kështu që nuk kanë pse i tremben transparencës´. Ai shtoi se mjekët kishin kohë që po bënin thirrje për një ekuivalent gjerman me ´Physicians Payment Sunshine Act´, një ligj i paraqitur në kohën e Presidentit Barak Obama në Shtetet e Bashkuara, i cili kërkon zbulimin e të gjitha pagesave dhe shërbimeve të bëra për mjekët, përfshirë emrin dhe adresën e kompanisë që bën ofertën, si dhe vlerën, datën dhe llojin e saj.

Në Gjermani zbulimi i këtij informacioni është vullnetar, çfarë do të thotë u jepet mundësia doktorëve për të treguar se nuk marrin para, duke reduktuar kështu numrin e mjekëve rreth të cilëve ka dyshime. Shoqata e Mjekëve Gjermanë kundër korrupsionit e ka mbështetur databasën. Wulf Dietrich, zëdhënes i Shoqatës së Mjekëve Demokratë tha se është bërë fushatë për transparencë, prej disa viteve. Dietrich tha se ´Sigurisht që nuk është në interesat e firmave farmaceutike, dhe në anën tjetër nuk është as në interesat e shumë mjekëve´.

Dietrich argumentoi se baza e të dhënave mund të përfitonte nga disa dallime më delikate – pasi ai i konsideronte disa lloje pagesash më “të ndershme” se të tjerat. Ai tha se mjekët mund të marrin sa më shumë se 200 euro secili për një pyetësor rreth pasojave të një ilacci që tashmë është miratuar. Këto pyetësorë përdoren më pas si “reklama të pastra” nga firmat farmaceutike për të futur medikamentin tek mjekët e tjerë.

Në anën më të “ndershme”, ndërkohë, Dietrich tha në mendimin e tij se nuk ishte domosdoshmërisht jo etike që një doktor të pranonte shpenzimet e udhëtimit nga një kompani për të marrë pjesë në një konferencë.

Fischer mori një qëndrim më të ashpër. “Unë mendoj se nuk duhet të ketë asnjë pagesë nga industria farmaceutike që mund të ndikojë tek mjekët”, tha ai për DW.
“Nëse më jepni një shishe verë unë automatikisht kam ndjenjën se duhet të ofroj diçka në këmbim. Dhe nëse pagesat përgjithësisht duhej të zbuloheshin, atëherë kjo do ta zvogëlonte këtë”./Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here