Dehidratimi në verë, si të mbrohemi

Dehidratimi ndodh atëherë kur trupi juaj humbet më shumë lëngje seç merrni. Kur përmbajtja normale e ujit të trupit reduktohet, ajo shkakton çekuilibrim të mineraleve (kripërave dhe sheqerit) në trup. Uji përbën më shumë se 2/3 e masës trupore.

dehidrimDisa shenja të dehidratimit:

  • Ndjenja të lehta etje
  • Urinë me ngjyrë të errët
  • Urinim i shpeshtë (pavarësisht sasisë së ujit që keni pirë)
  • Përgjumje (dhe mungesë energjie)

Çfarë e shkakton dehidratimin?

Dehidratimi zakonisht shkaktohet nga moskonsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe lëngjeve të tjera dhe në rastet kur lëngjet që humbni (përmes aktivitetit fizik, apo mënyrave të tjera) nuk zëvendësohet. Klima është një faktor tjetër që shkakton dehidratim.

Kush rrezikon më shumë nga dehidratimi?

  • Foshnjat dhe fëmijët – për shkak të peshës së ulët trupore, ata mund të humbin më shumë lëngje dhe nuk i zëvendësojnë ato.
  • Të moshuarit – gjatë kalimit të viteve ata bëhen më pak të vetëdijshëm se sa lëngje duhet të konsumojnë.
  • Njerëzit që konsumojnë alkool
  • Njerëzit që merren me aktivitete fizike
  • Njerëzit me diabet etj

Çfarë duhet të bëni?

Pini shumë lëngje (ujë 8 gota në ditë), shmangni kafeinën dhe pijet me gaz. Konsumoni supëra dhe fruta e perime.

Nëse nuk trajtohet, dehidratimi mund të shkaktojë dëmtime serioze të trurit dhe funksionimit të organizmit.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi