Dehidratimi, sasia e lëngjeve që duhen konsumuar

pirja 2Trupi ka nevojë për hidratim të vazhdueshëm. Uji është i domosdoshëm për organizmin, pasi falë tij mund të kryhen të gjitha funksionet biologjike që karakterizojnë qenien njerëzore. Dehidratimi i shkakton trupit disa probleme të brendshme e të jashtme, të cilat manifestohen me simptoma të qarta.

Disa prej simptomave si irritimi apo ndryshimi i humorit nuk lidhen direkt me dehidratimin, por me disa lloj patologjish. Por, sipas një studimi amerikan, edhe kjo si simptomat e tjera mund të jetë pasojë e mungesës së ujit. Shumë njerëz nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme uji gjatë ditës, por vetëm kur ndiejnë etje (moment kur dehidratimi tashmë ka filluar).

Femrat janë më të ndjeshme

Dy studime të kryera në SHBA argumentojnë se femrat janë më të ndjeshme ndaj dehidratimit. Arsyeja nuk është ende e qartë, por studiuesit thonë se mund të ketë lidhje me funksionimin e disa neuroneve, të cilat janë në prani të ujit në organizëm i dërgojnë sinjale trurit, i cili nxit nevojën për të konsumuar lëngje. Simptomat e para janë vështirësi në përqendrim, dhimbje koke dhe lodhje. Kur kemi etje, kjo do të thotë se ka humbur 1-2 për qind të volumit të ujit në organizëm. Kjo është arsyeja për të cilën specialistët këshillojnë që të pihet ujë edhe atëherë kur nuk kemi etje.

Simptomat

Ndërsa femrat kanë probleme si dhimbja e kokës, përqendrimi i ulët apo lodhja e përgjithshme, tek meshkujt dehidratimi manifestohet edhe me një vonesë në reagim apo rënie të vigjilencës së kujtesës. Për të qenë të hidratuar duhen konsumuar mesatarisht 2 litër ujë në ditë. Me ngritjen e temperaturave, në mënyrë të veçantë  duhet të bëjnë kujdes fëmijët dhe të moshuarit, të cilët kanë tendencën të mos konsumojnë sasi të mjaftueshme uji.

Postime të ngjashme

Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?