Rimbursohet ilaçi që dyfishon kohën e mbijetesës tek të sëmurët me kancer lëkure

Onkologët thonë se vemurafenib, një ilaç i tregtuar nga kompania “Roche” si Zelboraf, do të transformojë trajtimin e kancerit të përparuar të lëkurës, pas shumë dekadash kërkimesh.

Fondi i Sigurimit te Detyrueshëm Shëndetësor ka futur në listën e rimbursimit pikërisht këtë medikament në Shqipëri.

melanoma nishanetKërkimet treguan se se pilula që merret dy herë në ditë mund të rrisë me 8-10 muaj mbijetesën mes personave që kanë kancer lëkure të përhapur edhe në organe të tjera.

Por doktorët thonë se e rëndësishme është edhe fakti që ky ilaç i bën pacientët që të kenë më pak dhimbje dhe të ndihen më mirë.

Numri i personave me kancer të lëkurës është në rritje. Shumica e tumoreve hiqen para se të përhapen, por për një pjesë që nuk janë me fat, prognoza është e vështirë. Si rrjedhojë vetëm gjysma arrijnë të mbijetojnë më shumë se 6 muaj.

Një eksperiment ndërkombëtar tregoi se vemurafenib e rriti mundësinë e mbijetesës në 6 muaj me 84%, ndërsa një studim më i vogël gjeti një mbijetesë mesatare prej 16 muajsh.

Zelboraf RocheDoktor Paul Natan, onkolog në Qendrën e Kancerit në Northud (Britani), u shpreh: “Ky ilaç është një risi në mjekësi, nuk kemi pasur kurrë diçka të ngjashme”.

Doktori tha se ka parë “përmirësime të mëdha” në shëndetin e pacientëve që morën këtë pilulë gjatë kohës së eksperimentit.

Vemurafenib ka dalë për shitjen në tregun evropian gjatë dy javëve të fundit, pasi u miratua nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA)

Postime të ngjashme

Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?