Del në treg pilula më e shpejtë e dashurisë për meshkujt

perqafimPër të gjithë ata që vuajnë nga mungesa e ereksionit tashmë vjen një ilaç i ri: bëhet fjalë për “pilulën e dashurisë” e cila bën efekt brenda 15 minutash, gjysma e kohës që u duhet pilulave të tjera të japin efekt dhe ka një kohëzgjatje deri në 6 orë.

E prezantuar në Stokholm me rastin e Kongresit Evropian të Urologjisë ajo sapo ka dalë në farmacitë evropiane dhe është prodhim i një kompanie italiane, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

“Fatkeqësisht 40-50% e pacientëve me probleme të ereksionit nuk kanë një jetë seksuale të kënaqshme dhe e lënë terapinë brenda pak javësh, – u shpreh Vinçenco Mirone, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Italiane të Urologjisë. – Kjo vjen për shkak se pritshmëria e pacientëve ndaj ilaçeve është e madhe dhe jo gjithnjë pilulat që janë sot në treg i përgjigjen kësaj pritshmërie”.

Sipas një studimi ndërkombëtar të kryer mbi 686 pacientë dhe i publikuar së fundmi në revistën “Internationa Journal of Clinical Practice”, 8 burra në 10 i përgjigjen pozitivisht përdorimit të këtij ilaçi të ri, që është efikas edhe tek pacientët me një shkallë më të lartë të problemeve të ereksionit./ A.Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim