Dëmet nga tërmeti/ Laçi akoma pa spital

Për shkak të dëmtimeve seriozë që pësoi, sptali i Laçit u mbyll përkohësisht disa ditë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një deklaratë të datës 11 dhjetor ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Manastirliu, shprehej:

“Sipas akt konstatimit të ekspertëve, ky spital është i dëmtuar në strukturë dhe plani afatmesëm është rindërtimi i spitalit të ri bashkiak të Laçit, si pjesë e planit të rindërtimit të strukturave të dëmtuara nga tërmeti”.

Aktualisht, godina e spitalit të Laçit është bërë gati për t’u shembur duke ju hequr dyert dhe dritaret, ndërkohë që urgjenca e këtij spitali është zhvendosur në mjediset e një kishe.

Por, banorët e Laçit duhet të udhëtojnë drejt Lezhës dhe Tiranës për të marrë shërbime të tjera spitalore. Ata kërkojnë që të bëhet sa më shpejt godina e spitalit të vjetër e të fillojë ndërtimi i të riut.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni