Dëmet nga tërmeti në spitale, Rama dhe Manastirliu inspektim në QSUT

Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet që po bëhen në shërbimet e kardiologjisë në QSUT, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor, të cilat nuk janë dëme strukturore.

Manastirliu tha se do të rindërtohen të gjitha strukturat shëndetësore të dëmtuara por pa ndërprerë në asnjë moment shërbimin ndaj qytetarëve.

Manastirliu informoi kryeministrin Rama sa i takon punimeve për rikonstruksionin e dëmeve.

“Ka disa dëme të vogla në mure, por jo në strukturë. Kemi 5 qendra shëndetësore të vjetra që janë jashtë përdorimit. Fatmirësisht asnjë pacient nuk mbeti i lënduar nga tërmeti. Me dëme serioze ka dalë pas akt-ekspertimit spitali i Laçit. Pacientët e spitalit të Laçit janë transferuar në Lezhë”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu tha se do të rindërtohen të gjitha strukturat shëndetësore të dëmtuara pa ndërprerë shërbimin ndaj qytetarëve.

“Në fazën e parë, aktualisht jemi të përqëndruar në planin e rikonstruksionit emergjent, më pas vijojmë me planin e rindërtimit. Por e rëndësishme është që qytetarëve nuk u mungon shërbimi në qendrat shëndetësore apo spitalet që kanë patur dëmtime. Po organizojmë punën për të shpërndarë qoftë mjekët në struktura të tjera apo edhe për të marrë me qira ambiente të tjera”, tha Manastirliu.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/756047771580891/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak