Të pish disa kafe në ditë dhe të ndihesh i lodhur. Po, ndodh edhe kështu. Specialistët e shëndetësisë e rendisin kafen si një ndër faktorët më të shpeshtë që ndikon në shtimin e lodhjes. Por, kjo nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga të pirit kafe, që të mos ndihemi të lodhur. Thjesht të mos e teprojmë me sasinë që duhet konsumuar gjatë ditës. Kjo pasi kafeina në doza të reduktuara mund të përmirësojë përqendrimin dhe vemendshmërinë ndaj të bërit të gjerave që ne duam.
Ndërkohë që në rastet kur teprohet me konsumin e saj, shfaqen probleme pasi kafeina në doza të mëdha ndikon në rritjen e ritmit të zemrës, tensionit të gjakut, shton nervozizmin dhe ndjesinë e lodhjes. Ndaj më e mira për adhuruesit e kafesë, është që të veprojnë gradualisht në pakësimin e konsumit të saj, si dhe produkteve të tjera si çaji, çokollatat, etj. Nuk këshillohet lënia e menjëhershme e tyre, pasi efektet do të jenë të kundërta me ato që ne duam të arrijmë, duke shtuar edhe më shumë dozat e lodhjes.


