Kryefaqja Fitness Dëmtimi i ligamentit të gjurit, rehabilitimi pas ndërhyrjes

Dëmtimi i ligamentit të gjurit, rehabilitimi pas ndërhyrjes

0
Shpërndaje

Klaudio Mirdita, Fizioterapeut, FIFA Diploma in Football Medicine

Odensa Mustafa, Fizioterapeute, FIFA Diploma in Football Medicine

Nga dëmtimet, të cilave i trembet më shumë kush praktikon sport, është dëmtimi i Ligamentit kruciat anterior. Një dëmtim, i cili tremb sportistin, nga ideja e ndërprerjes së menjëhershme të karrierës sportive, amatore ose profesioniste. Por a rrezikojnë vërtetë? Këtë do ta zbulojmë më poshtë.

Është i mundur rikthimi në aktivitet sportiv pas ndërhyrje në rindërtimin e ligamentit kruciat anterior?

Pas ndërhyrjes së rindërtimit të ligamentit kruciat anterior (LCA) të gjurit, është i mundur rikthimi në secilin aktivitet sportiv dhe në secilin nivel. Por duhet të theksojmë që, në rast dëmtimit në gju, dhe me një dëmtim total të ligamentit, ndërhyrja është e domosdoshme për secilin, që do të rikthehet në aktivitetin sportiv.

Cila është koha e rikuperimit dhe cila është përqindja e riaftësimit total të artikulacionit?

Në vitet e kaluara, procesi i rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale të (LCA) ndiqte shpesh kriteret kohore dhe zakonisht përcaktohej prognoza për rikthimin në aktivitet sportive 6 muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale. Në ditët e sotme procesi riedukativ parashikon një seri hapash funksionale që do ndiqen: kalimi nga njëra fazë rehabilituese në tjetrën bëhet  pas arritjes të objektivave që janë përcaktuar (dhe jo në bazë të ditëve). Nga ky këndvështrim rikthimi në aktivitet sportive është i mundur sapo kushtet klinike ta lejojnë, edhe pse normalisht, një program prej të paktën 4-5 muajsh është i domosdoshëm për të përfunduar riaftësimin funksional, dhe garantimin që ligamenti i ri, të marrë kohën e duhur të osteo-integrimit.

Rehabilitimi a mund të bëhet edhe në shtëpi apo duhet të ndiqet hap pas hapi nga një mjek?

Rehabilitimi pas ndërhyrjes duhet të vëzhgohet në kohë nga mjeku kirurg ortoped, dhe sipas një programi të personalizuar me ndihmën e fizioterapistit. Riedukimet e bëra vetë pa mbikëqyrje shpesh janë pak efikase dhe nganjëherë të dëmshme. Por ndryshe mund të themi nëse mund të bëhet në shtëpi. Shpesh nuk është i rëndësishëm vendi, por cilësia e punës së bërë që bëjnë diferencën: shumë prej ushtrimeve të programuara nga fizioterapisti duhet të bëhen në mënyrë të pavarur në shtëpi. Por natyrisht, një pishinë rehabilituese ndihmon shumë, sidomos në fazën e parë, të koordinimit dhe në skemën e hapit. Një palestër e pajisur me mjetet e duhura ndihmon shumë për të stërvitur forcën, propioceptivitetin dhe frymëmarrjen. Një fushë sportive është e domosdoshme në fazën finale për të rekuperuar dhe stërvitur gjestin sportiv specifik të sportistit.

Pas ndërhyrjes është e nevojshme mbajtja e një tutori në këmbë gjatë ushtrimit të aktivitetit sportiv?

Jo, por për disa pacientë mbajtja e një tutori ndihmon në anën psikologjike. Tutotë shumë të mëdhenj përkundrazi pengojnë kryerjen e disa gjesteve teknike. Por disa tutorë të tjerë më të lehtë, garantojnë ekskluzivisht një suport propioceptiv: është thelbësore që pacienti të kuptojë që nuk është një mbajtëse e jashtme që mban dhe stabilizon gjurin por arritja e një niveli të mirë force dhe kontrolli të artikulacionit.

Cilat sporte këshillohen që të mos bëhen pas ndërhyrjes së këtij lloji?

Në vija të përgjithshme asnjë. Kush kryen një ndërhyrje në ligamentin kruciat anterior, e kryen zakonisht për një objektiv të paracaktuar: rikthimi në aktivitet sportiv. Edhe gjatë fazës rehabilituese pacienti rikthehet në aktivitete sportive si vrapi, biçikleta, aktiviteti motorik në ujë, ushtrime për koordinim. Natyrisht, sa më e lartë të jetë kërkesa funksionale, niveli dhe “rreziku” teknik (si në futboll, basketboll, volejboll, ski, etj.), aq më të stërvitur duhet të jenë muskujt dhe truri./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here