Denoncimet për mungesën e barnave, raportimet e Komisionerit në vesh të shurdhër

Mohimi i trajtimeve shëndetësore për mjaft pacientë, është një fenomen i njohur për institucionet. Shpesh, mbyllin sytë dhe lejojnë orientimin drejt privatëve.

Reagimi fatkeqësisht vjen vetëm kur zbulohen skandale që bëhen publike. Në fakt, fenomenet janë të njohura përmes dhjetëra rasteve që janë denoncuar në Komisionerin Kundër Diskriminimit.

Kemi kohë që trajtojmë raste që lidhen me mungesën e barnave në spitalet publike. Rastet konkrete kanë qenë më QSUT në Tiranë dhe lidhen me hemofiline dhe leuceminë që kemi konstatuar që ka shumë barna që mungojnë”, u shpreh Robert Gajda, Komisioneri Kundër Diskriminimit

Denoncuesi me inicialet K.K, tregon se djali I tij N.K është diagnostikuar në Spitalin Amerikan Tiranë me tumor. Pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale në këtë spital, babai e ka dërguar të birin në Turqi.

Mjekët specialist atje i kanë rekomanduar të trajtohet me medikamentin xalkori 200 mg krizontinib. Barna nuk gjendej në Shqipëri.Ai është detyruar ta sigurojë në rrugë të tjera, pra, kontrabande!

Kostoja mujore ishte 3800 euro. Mjekimi po jepte rezultate pozitive. Por, në kushte të rënduara ekonomike, babai është detyruar që medikamentin ta zëvendësojë me një tjetër më të lirë që gjendej në vendin tone.Rezultatet ishin negative krahasuar me medikamentin që e siguronte jashtë vendit.

“Një gjë tjetër që ne na ka çuditur është se nga njëra anë këto barna mungonin në spitalin publik, por ishin të prokurueshme nëpër farmaci në mënyrë jo të ligjshme. Familjet ishin të detyruara që t’i merrnin në farmaci private dhe çmimi ishte shumë i lartë, bëhet fjalë për një ndikim të jashtëzakonshëm në familjet e tyre”, u shpreh Robert Gajda, Komisioneri Kundër Diskriminimit.

Ky është vetëm një nga rastet e shumta të blerjes së medikamenteve kontrabandë kundrejt shumave të mëdha. Barna në vend, alternativë e barit që sigurohej nga jashtë nuk ka dhënë efekt te pacienti. Kjo vë në pikëpyetje cilësinë në vendin tonë jo vetëm në listën e rimbursimit, por në tërësi.

http://

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes