Denoncon pedagogu i UMT: Nuk kemi marrë pagat

Pagat e ulta me të cilën paguhen pedagogët të brendshëm dhe të jashtëm, është një çështje shumë e diskutuar dhe jo e zgjidhur në vendin tonë. Pedagogët e jashtëm marrin një pagë vjetore, krejt minimale. Ndërkohë, duket se as këtë pagë pedagogët ende nuk e kanë marrë.

Përmes një statusi në rrjete sociale, pedagogu i Universitetit të Mjekësisë, Erges Eskiu denoncon se ende, nuk ka marrë pagën e vitit akademik 2018-‘19.

STATUSI NË FACEBOOK

Unë jam Erges Eskiu, pedagog i jashtëm në Universitetin e Mjekësisë Tiranë.
Ora e punës së pedagogut vlerësohet 660L. Ne, që bëjmë rreth 150 orë, marrim e shumta 72000 lekë në vit.
Pagesën e vitit akademik 2018-2019 nuk e kemi marrë ende sepse bordi i kapur nga qeveria, nuk mblidhet të alokoje fondin dhe ne të marrim sakrificën tonë.
Do duhej të quaja “shpërblim” dhe jo sakrificë, por e vërteta është, që paguhemi aq pak, sa në vlerë reale jemi duke dhënë dije duke humbur para nga xhepi.
Gjendja e arsimit sot është e mjerueshme dhe kjo vjen vetëm nga fakti se në qeveri janë një sekt injorantësh, kriminelësh, hajdutësh e barbarësh të cilët vjedhin, shkatërrojne e shpenzojnë para për fasada, por nuk investojnë për edukimin dhe për elitën.
Ky ëshëe realiteti i hidhur ëe vendin ku jetojmë, ky është realiteti në Shqipëri!

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet