Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka
Nëse i keni vënë vetes objektiv që t’i riktheni bardhësinë dhëmbëve, por nga ana tjetër nuk mund të përballoni faturat jashtëzakonisht të shtrenjta të stomatologëve, atëherë kemi një lajm të mirë për ju.
Stomatologu i personazheve të njohur si Rita Ora apo aktorit Joey Essex ka zbuluar disa mënyra për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie.
Dr. Richard Marques tregon se disa ingredientë natyralë, që me siguri i keni në kuzhinën tuaj, mund t’ju ndihmojnë të zbardhni dhëmbët brenda një nate.
Përdorni sodë buke
Soda e bukës shërben si një zbardhues natyral për dhëmbët. Nëse nuk e dinit, disa pasta dhëmbësh kanë në përmbajtje edhe sodë buke.
Përzieni ¼ lugë çaji me sodë buke me ujë dhe aplikojeni në dhëmbë me anë të furçës.
Mund të provoni edhe opsionin tjetër, duke përzier pastën e dhëmbëve me sodën e bukës dhe duke i larë ato me kujdes. Në këtë mënyrë dhëmbët do të fillojnë gradualisht të marrin ngjyrën e shumëdëshiruar.
Hani luleshtrydhe
Për shkak të përmbajtjes së acidit malik, që është një pastrues natyral, luleshtrydhet mund t’ju zbardhojnë dhëmbët në mënyrë natyrale.
Uji i ngrohtë me kripë
Uji m kripë ju ndihmon si për zbardhjen e dhëmbëve ashtu edhe për vrasjen e baktereve (është një antibiotik natyral).
Përzieni një lugë çaji me kripë në një filxhan me ujë të ngrohtë (të zier paraprakisht) dhe përdoreni si larës goje.
Hani molla
Edhe mollët gjithashtu përmbajnë acid malik, një pastrues natyral, prandaj mund të shërbejnë edhe si zbardhues natyral dhëmbësh.
Pini limonadë ose qumësht
Mund të pini gjithashtu edhe limonadë ose ujë tonik, dhe mos harroni, vera e bardhë është më e mirë se e kuqja (të paktën për dhëmbët).
Kalciumi tek qumështi ndihmon gjithashtu për forcimin e smaltit dhe strukturën e dhëmbëve. Ndërsa uji është një pastrues natyral që largon pllakëzën bakteriale.
Hani djathë
Djathi është një pastrues tjetër natyral për dhëmbët. Ai përmban kalcium dhe ka një strukturë pastruese në sipërfaqe, sidomos djathi i fortë çedër.
Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/


