Kryefaqja Estetike Depilimi i zonës pubike, kur dhe si duhet bërë

Depilimi i zonës pubike, kur dhe si duhet bërë

0
Shpërndaje

 

Prof. Dr. Kim M Drasa, MD, PhD. Urolog & Seksolog. President i Shoqatës së Urologëve e Seksologëve “Maksut Drasa”

Pubis quhet vendi në trupin e njeriut, në fund të barkut, para se të fillojë organi gjenital mashkullor (penisi) dhe gjenital femëror (vagina). Kjo zonë është e mbuluar me qime të cilat nuk rriten si flokët. Pubisi ose kocka pubike është pjesa e përparme e kockave të bacinit (legenit). Zona pubike, e cila është e mbuluar me qime, është më e ngritur dhe prandaj quhet Mons Pubis (kodra pubike). Mons pubis është një kodër mishi (tuli) e mbuluar me flokë pubik duke formuar germën V. Kjo vepron si “jastëk” gjatë aktit seksual (intercourse-futja e penisit në vaginë). Uluni dhe gjëja e parë që do shikoni janë palosjet e lëkurës me qimet pubike, pra shikoni mons pubis. Mons pubis është e vetmja zonë në trupin e njeriut që ka emër perëndie “Mons Venera”. Venera, në fenë e vjetër romake, ka qenë emri i Perëndisë së Dashurisë. Pra, kuptohet qartë se çfarë rëndësie të madhe ka mons pubis në kënaqësinë seksuale.

A ka ndonjë të mirë terapeutike ose mjekësore heqja e qimeve në PUBIS?

Gjatë historisë së njerëzimit, burra dhe gra kanë hequr qimet e tyre në zonën pubike për arsye të ndryshme, sipas kontinenteve, në lidhje me shëndetin si dhe për arsye të tjera. Për shembull, gjatë Mesjetës, heqja e qimeve të pubis ishte një metodë për të parandaluar qëndrimin dhe rritjen e morrave në këtë “pyll” të vogël.

Në ditët tona, heqja e qimeve në pubis bazohet më tepër në preferencë dhe stile personale sesa në lidhje me shëndetin. Disa njerëz ndihen më të pastër ose tërheqës pa qime në pubis. Në raste të tjera, heqja e qimeve ka lidhje me preferencat e partnerit. Njerëzit gjithashtu i heqin këto qime në zonën pubike për arsye seksuale. Disa paraqesin sensacion, satisfaksion dhe ndjeshmëri më të madhe seksuale kur nuk i kanë këto qime. Të tjerë njerëz thonë se duke parë partnerin/ren pa qime në pubis, është një stimulim shumë më i madh seksual. Rastet e heqjes së qimeve në pubis janë më të zakonshme midis grave sesa midis burrave.

Heqja e qimeve në pubis është një vendim personal dhe njerëzit mund të jenë të shëndetshëm seksualisht pavarësisht nëse ata kanë ose jo qime në pubis. Gjithashtu, në qoftë se njëri/ra zgjedh variantin e heqjes së këtyre qimeve, kjo është e rëndësishme për ta bërë kështu të ndjehet i/e sigurt për qenien sa më të mirë seksuale.

Metodat

Këto mund të jenë ‘keqbërëse’ pasi mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore si më poshtë:

Djegie: Njerëzit mund të shkaktojnë problemin e djegies nga brisku i rrojës, duke dhënë: zona të irrituara, skuqje, lëkura me gunga. Kjo ndodh nga rruajtja e këtyre qimeve me brisk. Ka dhe djegie kimike nga depilatorët ose djegie nga përdorimi i dyllit të nxehtë gjatë përdorimit të teknikës me dyllë për depilimin e këtyre qimeve.

Alergji: Disa njerëz paraqesin reaksione alergjike nga depilatorët, kremrat ose nga produkte të tjera të cilat përdoren për depilimin e zonës pubike.

Prerje: Një gabim i vogël gjatë rruajtjes me brisk të qimeve mund të shkaktojë prerje të dhimbshme të lëkurës në këtë zonë delikate, e cila mund të jetë e vështirë për t’u kuruar dhe shëruar. Disa prerje nga brisku mund të jenë të padukshme në moment me sy të lirë, por e keqja del pas pak kohe.

Infeksionet: Heqja e qimeve në pubis mund të rrisë rrezikun e infeksionit në këtë zonë, duke shkaktuar folikulite (infeksion i folikulit-rrënja e qimes) si dhe infeksione të tipit “Strep” dhe “Staph”, siç është infeksioni Staphylocoçus aureus methicillin rezistent (MRSA), i cili është një infeksion problematik botëror për t’u shëruar. Infeksione Sexualisht Transmetuese (STIS), siç janë herpes genitalis. Ky është problem i madh sepse mund të transmetohen tek lëkura e partnerit/res. Probleme të tjera janë: flluska (qese me likid poshtë lëkurës), puçër (purper), skuqje dhe kruajtje ( zonë që të kruhet në pubis). Personat të cilët paraqesin këto komplikacione, si më sipër, duhet menjëherë të paraqiten tek mjeku.

Sa e zakonshme është heqja e qimeve në pubis, pjesërisht apo plotësisht?

Burrat dhe gratë prej shekujsh kanë ujdisur/ rregulluar qimet e tyre në pubis. Mirëpo, kjo praktikë, pra heqja e qimeve në pubis, duket se është bërë më e zakonshme në ditët e sotme, veçanërisht midis vajzave të reja në kulturën perëndimore. Disa njerëz vendosin të heqin të gjitha qimet e tyre në pubis, ndërsa të tjerë zgjedhin variantin e heqjes jo të të gjitha qimeve por vetëm në disa zona, siç është në pjesën e brendshme të kofshëve ose mbi vaginë. Disa të tjera e zbukurojnë kohë pas kohe zonën pubike.

Në vitin 2016, JAMA e Dermatologjisë (USA) publikoi një studim, kryer në gratë me banim në SHBA, në pastrimin (larjen dhe fshirjen) e qimeve në pubis. Në këtë studim u morën 3.316 gra midis moshës 18-65 vjeç. Studiuesit gjetën se 84% u përgjigjen se ato i pastronin qimet e tyre në pubis në disa momente të jetës, pra jo regullisht. Pjesa më e madhe e këtyre grave ishin në moshë të re. Nga këto gra të cilat deklaruan se kishin bërë pastrim të këtyre qimeve në zonën pubike, pothuajse gjysma e tyre deklaruan se këtë procedurë e kryenin javore ose mujore. Rreth ¾ e këtyre raportuan se pastrimin (heqjen e qimeve në pubis) e kryenin mbi dhe rreth vaginës. 61% e këtyre grave kishin përdorur brisqe jo elektrik dhe 18% e tyre kishin përdorur gërshërë të zakonshme.

Informacioni për burrat është më i pakët. Gjithashtu një studim tjetër në 2015, i botuar në revistën JSM, observoi pastrimin e qimeve të pubisit midis 1.110 studentëve meshkuj & femra në dy universitete në USA. Rreth 195 e meshkujve deklaruan se ata zakonisht i hiqnin qimet në pubis, krahasuar me 50% të femrave, pra rreth tri herë me shumë femrat se meshkujt. 22% e meshkujve raportuan shkurtimin e qimeve në pubis, pra nuk i hiqnin komplet, kurse për gratë ky raport ishte 6%, pra që i shkurtonin këto qime. 13% e meshkujve nuk i preknin asnjëherë këto qime, gjithashtu edhe 4% e grave deklaruan të njëjtën gjë.

Në ditët e sotme, heqja e qimeve në zonën pubike është përgjithësisht një çështje stili dhe preference personale. Në praktikë, ky veprim nuk ka benefite specifike mjekësore. Për më tepër, njerëzit të cilët zgjedhin variantin e heqjes së qimeve në pubis, janë të këshilluar që këtë procedurë ta bëjnë sa më të kujdesshme për të mos patur komplikacione të cilat i përmendëm më sipërm. Një rast konkret, ndodhur së fundmi, mund të përmendim shembullin e futbollistit të Realit, Moskue, i cili nuk luajti para një jave për shkak se kishte infeksion të rëndë në zonën pubike nga depilimi në kushte jo normale të zonës pubike.

Konkluzioni Personal: Natyra çdo gjë e ka bërë me perfeksion. Duke u nisur nga kjo dhe nga rastet e studiuara, arrij në konkluzionin: Qimet e Mons Pubis nuk duhet të hiqen, natyrisht vetëm të mirëmbahen si një “Pyll” i shenjtë. Për ta përforcuar këtë konkluzion personal po ju citoj se çfarë gjeniu Napoleon Bonaparti i shkruante në letër Jozefinës (gruas e dashurisë së vetme të tij), kur ishte larg saj, në luftë: “Të të puth 100 herë në faqe, 1000 herë në gjoks  dhe pastaj të vazhdoj poshtë e më poshtë, derisa më del një “Pyll”, i zi, i vogël, që atë e dua më shumë se çdo gjë në trupin tënd”./Shendeti.com.al 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here