Depresioni dhe ankthi: Tiroidja mund të jetë shkaku

Depresioni dhe ankthi mund të shkaktohen nga një tiroide e sëmurë. Nëse keni probleme psikologjike, kontrolloni gjithmonë tiroiden.

Nëse keni depresion ose ankth, sigurohuni që të kontrolloni tiroiden tuaj!

Shumica e pacientëve ndihen shumë të lehtësuar sapo të kuptojnë se simptomat e tyre janë për shkak të një sëmundjeje tiroide. Nuk është e pazakontë që të prekurit të dëgjojnë se nuk ka asnjë shpjegim për frikën dhe simptomat e tyre depresive.

Tiroiditi Hashimoto: Inflamacioni autoimun i gjëndrës tiroide

Në tiroiditin e Hashimotos, gjëndra tiroide është kronike. Ndërsa sëmundja përparon, simptomat e shfaqen në mënyra më të rënda. Kjo përfshin gjithashtu shqetësimin e brendshëm, tensionin dhe rraskapitjen. Zakonisht sëmuren gratë e moshës 30 deri në 50 vjeç. Meshkujt preken dukshëm më rrallë.

Meqenëse sëmundja shpesh përkon me fillimin e menopauzës dhe nuk shkakton dhimbje, simptomat shpesh interpretohen si probleme tipike të klimakterisë. Vlerat e gjakut tipike të tiroiditit autoimun nuk kontrollohen gjatë ekzaminimeve rutinë. Si rezultat, shumë pacientë thjesht qetësohen me ilaqet kundër depresionit ose ilaçe kundër ankthit, ndërsa sëmundja e tyre tiroide mbetet e padiagnostikuar.

Prandaj, nëse vuani nga depresioni dhe/ose ankthi kujtoheni mjeku tuaj të bëj kontrrolin e tiroiditin e Hashimoto!

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi:https://www.zentrum-der-gesundheit.de/news/gesundheit/allgemein-gesundheit/depressionen-schilddruese

Postime të ngjashme

Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi