Depresioni gjatë festave! “Truku”për ta sfiduar

Festat e fundvitit supozohen të sjellin lumturi e gëzim te të gjithë. Por një fenomen mjaft i njohur është depresioni stinor.

Pritshmëria e lartë për të qenë i lumtur është një nga arsyet kryesore që i çon njerëzit drejt depresionit në këto ditë festash.

“Pritshmëritë janë shumë të larta. Shumica janë të gëzuar gjatë festave dhe ne i ngremë pritshmëritë që duhet të jemi patjetër të gëzuar. Kjo sjellje e sofrcuar na sjell depresionin stinor. Kjo ndodh në ndryshim stinësh, por më shumë në dimër.

Luhatje të humorit,rënie të humorit. Shumë individ kanë prirje të rrinë vetëm, larg festave, larg familjes“, shprehet  psikologe Havo Qendra në Vizion Plus.

Por kush janë më të predispozuar për tu prekur nga depresioni gjatë festave?

“Në një studim në SHBA rezulton se 38% e popullsisë gjatë festave janë të trishtuar. Pjesa më e madhe është mosha e mesme, që kanë sfida jetësorë, fëmijë, martesa, puna, është kjo faza që dikush më mirë apo dikush më keq e kalon me sfidë“, tregon psikolgia.

Psikolgia ka edhe një këshillë për të gjithë, që ta kalojnë sa më lehtë këtë periudhë.

“Në këtë peridhë dimri të ekspozohen sa të munden në diell, pasi nxit hormone në tru që të japin kënaqësi“, ishte këshilla e Havo Qendra.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet