Depresioni i paslindjes, faktorët ndikues dhe hapat për përmirësim

Çdo femër që lind fëmijë mund të preket nga depresionin post-natal. Bazuar në statistika është bërë e ditur se 10-15 femra nga 100 e përjetojnë atë. Mjekët theksojnë se shifrat e vërteta mund të jenë edhe më të larta, sepse shumë femra nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk i tregojnë të tjerëve për ndjenjat e tyre.

bebi me maminFaktorët

Ekzistojnë disa faktorë që rrisin mundësinë për t’u prekur nga depresioni pas-lindjes. Ato janë:

  1. Përjetim i mëparshëm i depresionit.
  2. Lindje e vështirë dhe traumatike.
  3. Ekzistenca e problemeve në marrëdhënien bashkëshortore.
  4. Përjetimi i ngjarjeve të tjera të vështira në jetën tuaj
  5. Izolimi nga shoqëria dhe të afërmit.
  6. Problemet financiare
  7. Humbja e oreksit
  8. Moskujdesja për veten ose kujdesi i tepruar për veten dhe foshnjën.
  9. Vështirësi për t’u përshtatur me rolin e ri, atë të nënës.
  10. Mbingarkesa.
  11. Abortet spontane në të kaluarën.

Hapat për përmirësim

Nëse identifikohet herët, depresioni post-natal është i shërueshëm. Hapat e parë që duhen ndjekur në këto raste janë:

  1. Pranoni se diçka nuk është në rregull
  2. Bisedoni me partnerin/burrin tuaj ose me ndonjë shok/shoqe apo pjesëtar të familjes për ndjenjat tuaja
  3. Bisedoni me mjekun
  4. Shmangni vetminë
  5. Pranoni ofertat për ndihmë praktike
  6. Mos u mundoni të bëheni amvisë e përsosur dhe bëni sa më pak punë që të jetë e mundur.
  7. Pushoni sa më shumë, sepse lodhja e përkeqëson depresionin.
  8. Hani ushqim të shëndetshëm
  9. Kryeni ushtrime fizike

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë