Depresioni mund të ndikojë në funksionin e veshkave

Sipas një studimi të ri një çrregullim depresiv duket se rrit rrezikun e dështimit të veshkave.

Në një studim të të rriturve pa sëmundje të veshkave, ata me depresion kishin më shumë gjasa të përjetonin një rënie të shpejtë të funksionit të veshkave

Një studim i ri sugjeron se simptomat e depresionit mund të prishin funksionin e veshkave: Njerëzit, veshkat e të cilëve ishin të shëndetshme në fillim të studimit, panë që funksioni i organit të bjerë më shpejt brënda 4 vitesh, kur ata shfaqën shenja depresioni.

Në fillim të studimit, 39 % e pjesëmarrësve kishin simptoma depresive dhe gjatë periudhës katërvjeçare të ndjekjes, 6 %  përjetuan një rënie të shpejtë të funksionit të veshkave. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën klinike “Clinical Journal of the American Society of Nefrology”.

Depresioni është një sëmundje e përhapur sidomos te mosha e mesme dhe te të moshuarit dhe kontribuon në një sërë problemesh psikologjike dhe fizike. Studiuesit kishin gjetur më parë një lidhje midis depresionit dhe rënies së funksionit të veshkave te pacientët me sëmundje kronike të veshkave. Për të kërkuar një lidhje të mundshme tek të rriturit me funksion normal të veshkave, ekipi hulumtues vlerësoi të dhënat nga 4763 njerëz të shëndetshëm.

“Sëmundja kronike e veshkave është një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, dështimin e veshkave dhe vdekjen e parakohshme në mbarë botën. Prandaj, identifikimi i faktorëve të rrezikut të modifikueshëm mund të zvogëlojë potencialisht barrën e madhe të sëmundjes kronike të veshkave nëse përdoret për zbulimin dhe parandalimin e hershëm”, tha Dr. Xianhui Qin nga Spitali Nanfang në Kinë.

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.aponet.de/artikel/depressionen-koennten-die-nierenfunktion-beeintraechtigen-24200

 

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital