Deputetët e PD-së: Tek Onkologjiku mungojnë ilaçet, pajisjet, s’ka shëndetësi

Blertina Koka / Shëndet+

Disa deputetë të PD-ës vizituan sot spitalin e Onkologjikut për të parë më nga afër gjendjen e pacientëve në këtë spital. Ata bashkëbiseduan me disa pacientë, të cilët treguan vuajtjet e shumta që po përjetojnë. Pacientët u ankuan se mungojnë ilaçet për trajtimin e tyre, ndërkohë që disa aparatura nuk funksionojnë, duke rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre.

PD_Onkologjik

“Jam kryefamiljare me dy vajza të vogla. Njërën 6 vjeç dhe tjetrën 10 vjeç që i kam mbyllur në shtëpi. Jam me ndihmë ekonomike prej 35 mijë lekësh dhe po pres ende këtu. Kurën e ndërpreva prej 4 muajsh sepse nuk kisha mundësi. Tani e kam nisur përsëi”, tha një paciente.

“Ilaçi im nuk është këtu. Më thanë ta blej dhe ai bën nga 200 deri në 300 mijë lekë”, u shpreh një grua.

Njëri prej mjekëve deklaroi se mesatarisht bëjnë nga 6 deri në 12 kimioterapi në ditë, krejt ndryshe nga sa ka deklaruar ministri i shëndetësisë, sikur bëhen deri në 80 në ditë.

Deputetët konstatuan se aparatura e kurimit të qafës së mitrës nuk funksionon prej disa vitesh vetëm për shkak se duhet vetëm një VKM e Ramës që të bëhet kontrata e të vihet në funksionim. Po ashtu, njëra pajisje e kobaltoterapisë nuk funksionon si duhet, sepse burimi i energjisë e ka kaluar afatin duke shkaktuar dëm në jetën e pacientëve.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim