Deputeti denoncon: Situatë e rëndë te materniteti “Koço Gliozheni, gjejnë vdekjen 10 të sapolindur

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka bërë një denoncim sot për një situatë që ai e quan shumë të rëndë që po ndodh tek materniteti “Koço Gliozheni”. Deputeti Spahia bën të ditur se në pavionin e Neonatologjisë te Materniteti i Ri mungojnë inkubatorët dhe poste për oksigjenimin e foshnjave të sapolindura. Si pasojë, siç thotë deputeti, kanë humbur jetën vetëm në janar 10 të sapolindur, 3 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit.

Reagimi i plotë:

“Situatë e rëndë në pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijëve. Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 fëmijë neonate që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonate. Për 30 orë, si pasojë e këtyre kushteve, ka pasur 5 vdekje neonatesh, nga këto 3 vdekje ne 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste të tilla fatale, domethënë 1 rast në ditë. Kur situata paraqitet e tillë në Tiranë, as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe. Për këtë situatë që vazhdon prej 4-5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë. Papërgjegjshmëria e atyre që drejtojnë shëndetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jetën e foshnjave dhe nënave. Ndërkohë Edvin Rama tallet me shqiptarët duke i uruar mirëmëngjesi nga mega vila e tij në Surrel./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë