Deputeti i PD denoncon: Si po përdoren mjekët për llogari të Vilma Nushit dhe Edi Ramës

Në një deklaratë për media nga Poliklinika Qendrore, deputeti demokrat Bardh Spahia ka denoncuar vënien e personelit mjekësor shqiptar në shërbim të koncensionarit të check-up-it.

Sipas deputetit të PD-së, kontrata e fundit e hartuar nga Ministria e Shëndetësisë është një shkelje flagrante e ligjit.

“Edi Eama ka vendosur zyrtarisht sistemin e shëndetësisë në shërbim të koncesionit korruptiv të check-up-it. Tani, për miken dhe klienten e tij Vilma Nushi, do të punojë i gjithë personeli në qendrat shëndetësore, i detyruar me një kontratë të paligjshme”, shprehet Spahia.

Ndërkohë që sipas kontratës se lidhur mes firmës që ka koncesionin dhe Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyruar Shëndetësor në dhjetor 2014, detyrimi për të informuar dhe për të afruar popullatën tek chek-up-i e ka kompania që merr milionat e eurove nga taksat e shqiptareve për atë punë, në një kontratë tjetër të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë shkruhet se mjekët dhe infermierët  e qendrave shëndetësore të lagjeve dhe mjekët e familjes do të bëjnë edhe punë të koncensionarit të Check-Up.

“Kjo është një shkelje e hapur e Kodit të Punës”, deklaron Spahia, pasi askund në kontratën e punës për 2018 që pritet t’u jepet për t’u firmosur këto ditë mjekëve të familjes në mbarë vendin, nuk thuhet që mjeku do të paguhet për check-up-in. Milionat do të shkojnë vetëm për Edi Ramën dhe Vilma Nushin. Deri tani edhe me manipulin e shifrave vetëm 27% e shqiptarëve e kanë kryer Check-Up.

PD i kërkon ministrisë së Shëndetësisë  të heqë këtë kontratë që detyron mjekët të punojnë edhe për Vilma Nushin./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet