Deputeti i PD-së rrëfen për sëmundjen e tij: “Helmi i mbetjeve troket kudo, unë jam shembulli”

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka bërë një rrëfim të pazakontë paraditen e sotme në sallën e Kuvendit.

eduard-halimi

Që në nisje të saj, ai mori fjalën duke kërkuar që të futej sa më shpejt në rendin e ditës kërkesa e opozitës për mbajtjen e një referendumi për ligjin që lejoi importin e mbetjeve në vend. Ai solli si shembull sëmundjen e tij, duke folur për herë të parë në publik për këtë çështje.

“Mos mendoni se helmi nuk troket. Unë jam shembulli konkret, nëse doni të thoni “provoje në trupin tënd”. Është e njohur që ndotja e ajrit është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve të gjakut.  T’i ndalojmë sot që nesër të mos jetë vonë. Mendoni për fëmijët tuaj sot në mënyrë që të mos u mohoni të drejtën e jetës.” – tha Halimi, duke marrë duartrokitje në fund të fjalës së tij.

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO