Deputeti Ndocaj: Pas denoncimeve, ndryshon pamja e Spitalit të Lezhës, vazhdon problemi me ilaçet

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Deputeti Eduard Ndocaj ka qenë ndër të paktët ligjvënës që ka ngritur zërin për gjendjen e mjerueshme nëpër spitale dhe i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë që të vërë dorë për të normalizuar gjendjen. Para disa muajsh ai denoncoi me anë të disa fotografive kushtet skandaloze në Spitalin e Lezhës.Eduard Ndocaj

Duket se denoncimet e tij shërbyen që strukturat e spitalit të vihen në lëvizje dhe të ndryshojnë sadopak gjendjen e spitalit. Në fotot e shpërndara së fundmi në rrjetin e tij social Facebook, shihet se gjendja e spitalit ka ndryshuar për mirë. Gjithsesi spitali vazhdon të vuajë një ndër problemet më jetësore për pacientët, mungesa e ilaçeve.

Ndocaj thekson se “mungojnë fondet për ilaçet për faktin se nuk trajtohet si spital rajonal, edhe pse realisht ai është spitali jo vetëm i qarkut të Lezhës, por krejt Veriut”.

Ndocaj e mbyll postimin e tij në Facebook me një thirrje drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që të bëjë të pamundurën që Spitali i Lezhës të ketë vëmendjen dhe statusin e merituar.

Gazeta “Shëndet+” denoncoi gjithashtu para disa muajsh gjendjen e mjerueshme në Maternitetin e Lezhës, godina që pret jetët e reja. Problematikë nuk janë vetëm kushtet e mjerueshme që ofron ky spital, por edhe mungesa  mjekëve specialistë, e infrastrukturës, rrjetit hidraulik, energjetik etj (lexo më shumë këtu).

Postimi i deputetit Eduard Ndocaj

Falë deputetit Ndocaj spitali i Lezhës ka ndryshuar plotësisht

Vetëm disa muaj më parë deputeti Ndocaj bëri denoncimet e vazhdueshme për situatën e mjerueshme të spitalit të Lezhës. Deputeti Ndocaj ishte i vetmi deputetë që e ngriti zërin dhe shqetësimin për gjendjen spitalit! Madje, pas publikimit të videove dhe të gjendjes së mjerueshme të Spitalit nga deputeti Ndocaj u vunë në lëvizje edhe strukturat e spitalit që u zotuan që shpejt gjendja në spital do të ndryshonte. PD dhe deputetët e saj filluan të imitonin Ndocaj duke ardhur e duke bërë foto, por tashmë çështja e spitalit ishte bërë publike nga Ndocaj. Është për tu theksuar se asnjë media lokale në Lezhë nuk kishe marrë kurrë guximin të denonconte gjendjen e spitalit. Sot, pas disa muaj, deputeti Ndocaj u thirr nga z. Salvator Bruka, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit i cili i prezantojë situatën krejtësisht të ndryshuar të spitalit. Pra, e mbajtën premtimin që kishin bërë për të ndryshuar situatën e mjerueshme në spital. Sot, realiteti është krejt ndryshe e spitali është me standardet e kërkuara. Tashmë spitali ka ashensor, sepse me parë nuk kishte. Dyshekët janë ndryshuar e po ashtu çarçafët ndërrohen për çdo ditë. Pastërtia në pavijone ka ndryshuar totalisht sic shihet nga fotot. Shqetësim është se mungojnë fondet për ilaçet e kjo për faktin se nuk trajtohet si spital rajonal edhe pse realisht ai është spitali jo vetëm i qarkut të Lezhës, por krejt Veriut. Pa llogaritur edhe sezonin e turizmit. Prandaj, z. Ndocaj i bën thirrje ministrin Beqaj të bëj të pamundur që Spitali i Lezhës të ketë vëmendjen dhe statusin e merituar.

Fotot e publikuara në llogarinë e tij zyrtare në Facebook

Spitali i Lezhes

Eduard Ndocaj1

Eduard Ndocaj6

Eduard Ndocaj8

Eduard Ndocaj9

Eduard Ndocaj20

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese