Dërgohet për gjykim drejtori i Shëndetit Publik të Devollit

Devoll

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik në Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinierit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.

Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar fillimisht me masën e sigurimit “arrest në burg”, e cila u ndryshua nga Gjykata e Apelit në “detyrim për paraqitje”. Godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll, ishte rikonstruktuar në mënyrë të plotë në vitin 2011, dhe mbikëqyrës punimesh ka qenë pikërisht shtetasi Panajot Pilani.

Valent Nallbati ka bërë kërkesën për çelje fondi dhe ka nisur një procedurë prokurimi, krejtësisht të panevojshme, për të kryer punime të cilat dukshëm janë të kryera.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim