Kryefaqja Gjeni mjekun tuaj Dermatologji Dermatologia Diana Muja: Rënia e flokëve në vjeshtë është fakt, ja disa...

Dermatologia Diana Muja: Rënia e flokëve në vjeshtë është fakt, ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë

0
Shpërndaje

Bisedoi: Desara Çela

Rënia e flokëve është një nga problemet që ndeshen më shpesh në të gjithë botën dhe prek rreth një të tretën e njerëzve. Të dyja gjinitë janë të prekura nga rënia e flokëve dhe shkaqet për këtë patologji janë nga më të ndryshmet. Sipas dermatologëve konsiderohet normale rënia e deri 100 fije në ditë.

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Online” mjekja dermatologe Diana Muja tregon më shumë rreth kësaj patologjie.

Doktoresha, a mund ta quajmë rënien e flokëve sëmundje?

Të gjithë përjetojmë një eksperiencë të rënies së flokëve gjatë jetës dhe disa vazhdojnë të luftojnë për një kohë të gjatë me të. Rënia e flokëve është një ndër patologjitë më të shpeshta në praktikën dermatologjike, shumë e vështirë për pacientët, meshkuj dhe femra, dhe një sfidë reale për dermatologët pasi është e vështirë për t’u trajtuar. Kur kam përpara një pacient që ankon për rënie flokësh “marr frymë thellë” sepse ka kaq shumë shkaqe dhe nuk ka “kura fikse”.

Konsiderohet normale rënia e deri 100 fije flokësh në ditë. Zakonisht flokët rriten me 1 cm në muaj. Dendësinë më të madhe e kemi rreth moshës 20 vjeç dhe flokët fillojnë të bien rreth moshës 30 vjeç.

Çfarë e shkakton rënien e tyre?

Në rënien e flokëve ose sic njihet me termin mjekësor Alopecia ndikojnë shumë faktorë, si: predispozicioni gjenetik, ndryshimet hormonale, sëmundje të organizmit, disa sëmundje të flokut, faktorët nutriente, deficitet vitaminike, ndryshimet stinore, traumatizimet që ne i bëjmë flokut, stresi dhe faktorët emocionale.

Si diagnostikohet rënia e flokëve?

Kur vjen puna të diagnoza, eksperienca jonë si mjek dermatolog është unike. Në disiplinat e tjera të mjekësisë, mjeku nuk pret ti diskutohet diagnoza. Ndërsa kur i thua pacientit se ke Alopeci ti si mjek do ta kuptosh se diagnoza jote duhet të “gjejë vend” midis asaj që pacienti ka dëgjuar në TV, ka lexuar në Google, i ka thënë një shok i tij ose një i afërm, i ka thënë parukierja ose media sociale. Megjithatë  koha është gjykatësi më i mirë.

Diagnoza e rënies së flokëve përfshin një gamë të gjerë procedurash, si: testi i tërheqjes, trikoskopi, biopsi e skalpit, ekzaminimet laboratorike (niveli i hekurit, hormoneve të tiroides, vitaminës D, hormoneve të tjera etj).

Kush vuan më shumë nga kjo problematika e rënies së flokut, meshkujt apo femrat?

Zakonisht diagnostikimi i rënies së flokëve te femrat kërkon më shumë vlerësim nga ana e mjekut sesa tek meshkujt. Kur një mashkull vjen për vizitë dhe ankon për rënie flokësh ne pjesën më të madhe të rasteve vuan nga alopecia androgjenike.

Rënia e flokëve në pjesën ballore ose në pjesën e kurorës, a ndodh vetëm tek meshkuj?

Rënia e flokëve ndodh njëlloj si te meshkujt dhe te femrat, por te meshkujt ndodh më shumë në kurorën e kokës ndërsa tek femrat në gjithë skalpin prandaj është më pak e dukshme.

A është e trajtueshmë rënia e flokëve?  Cili është trajtimi që duhet bërë dhe kur mund të fillojnë përsëri flokët të rriten?

Çdo pacient që fillon trajtimin kundër rënies së flokëve ka të njëjtën pyetje: kur do fillojë të japë rezultat terapia?! Për disa lloje rëniesh flokëve u duhen 9-12 muaj që të arrijmë të shohim një rritje të densitetit dhe të mbulimit të skalpit me flokë.

Nuk ka nje trajtim për të gjithë. Ekzistojnë disa modalitete trajtimi por që përcaktohen në konsultën me dermatologun, por disa këshilla për kujdesin ndaj flokëve vlejnë për të gjithë njësoj.

  • Aplikoni gjatë larjes metodën sandëich.(zbutës -shampo -zbutës)
  • Aplikoni zbutësin dhe mundohuni ti ndash flokët me duar (shmangni krehjen kur janë të lagura).
  • Përdorni peshqir sa më butë sepse flokët dëmtohen më shumë kur janë të lagura.
  • Shmangni nxehtësinë (tharësen mbajeni larg).
  • Përdorni maskat pas larjes.
  • Kur ti lyeni qëndroni brenda 2-3 tonaliteteve të ngjyrës suaj natyrale.
  • Shmangni çdo lloj stilimi te flokëve që shkakton tension në rrënjët e tyre (mund të rezultojë në humbje të përhershme të flokëve).
  • Dieta ushqimore e pasur me proteina e yndyrna të pastra i bën flokët të duken më të shëndetshme.

Pasi ti keni futur këto këshilla në rutinën tuaj të përditëshme të kujdesit për flokët drejtohuni dermatologut për trajtime profesionale.

Thonë që me ndërrimin e stinëve, sidomos kur vjen vjeshta flokët kanë një tendencë më shumë për të rënë, kjo është një e vërtetë apo një mit?

Është vërtetuar se ka nje pikë të rëniës së flokëve në vjeshtë.

Kjo shpjegohet me uljen e intensitetit të rrezeve UV dhe nuk ka më nevojë aq shumë për të mbrojtur skalpin nga dielli, flokët fillojnë te bien në vjeshtë.

Covid-19 si ka ndikur në rënjen e tyre?

Një fakt i ri që po vërejme në praktikën tone si dermatologe është rënia e tepërt e flokëve në pacientët post Covid,  2 deri 3 muaj pasi e kanë kaluar sëmundjen.

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here