Dëshmia tronditëse e prindërve nga Pogradeci: Fëmijën na e vranë

Vetëm katër ditë më parë ajo u gëzua me fëmijë, ndërsa sot vuan vdekjen e tij. Semke Hyka nga Pogradeci, nënë për here të parë, me lot në sy rrëfen për “News24” çastet e tmerrshme që po përjeton me vdekjen e mistershme të fëmijës së saj në maternitetin e Pogradecit.foshnja-2

Ajo pohoi se fëmija i seksit mashkull lindi normalisht dhe pa asnjë komplikacion, ndërsa një ditë më pas ajo vërejti se ai kishte infeksion në lëkurë.

“Një ditë pas lindjes fëmija nuk mundej të ushqehej. Vumë re se foshnja kishte infeksion në lëkure. Ilaçet i kemi blerë vetë sepse nuk kishte në spital.”, tregon mes dhimbjes nëna. Hyka theksoi se foshnja e saj kishte qëndruar në atë gjendje 2-3 orë, ndërsa infermieret nuk i kishin bërë asgjë.

Ndërkohë, më i ashpër ka qenë reagimi i babait të foshnjës, Agron Hyka, i cili ka akuzuar mjekun dhe infermierët për neglizhencë. “Fëmijën na e vranë, të vihet drejtësi”, tha ai.

Sipas familjarëve foshnja lindi para 4 ditësh dhe mjekët të cilët e kishin ndjekur lindjen iu kishin thënë se fëmija ishte mirë. Mësohet se fëmija ka pasur komplikacione dhe për këtë e kishin nisur rreth drejt Tiranës por rrugës foshnja kishte ndërruar jetë. Familjarët të tronditur për humbjen kanë dyshime të forta se faji është i mjekëve pasi ata u kishin deklaruar se fëmija kur lindi pas operacionit ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë në maternitet mbërriti policia e Pogradecit, e cila mori në pyetje mjeket dhe familjarët./ BalkanWeb

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç