Detajet/ Si ndodhi incidenti në ashensorin e QSUT, lëndohen pacientja dhe infermieri

Një paciente dhe infermieri që e shoqëronte janë dëmtuar rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ashensori me të cilin po lëviznin pësoi defekt.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit, ndërsa të dy ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat barrelisti ka marrë pacienten 80 -vjeçare në katin -1 dhe do të ngjiteshin në katet sipër.

Midis katit -1 dhe 1 ashensori pësoi defekt dhe u hap duke lënduar të dy personat brenda në të.

Dëmtimet me serioze i ka marrë 80-vjeçarja, ndërsa infermieri ka marrë lëndime në këmbë. Pas ngjarjes, 80-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet