Detyrimi për vaksinën/ Propozimi i Binos: Duhet për institucionet qeveritare, shëndetësore dhe arsimore

Mutacioni Delta po kërcënon çdo ditë e më shumë me shpejtësinë e përhapjes së tij edhe Shqipërinë, e cila deri më tani ka vaksinuar vetëm 30% të target grupit që duhet të vaksinohet.

Silva Bino, shefe e departamentit të Sëmundjeve Infektive thotë se duhet të kemi një mbulesë vaksinale 90% pasi virusi po përhapet më me shumë shpejtësi se sa ritmet e vaksinimit. Duke shprehur mendimin e saj personal bazuar dhe në eksperiencat me sëmundjet infektive, Bino thekson se ka ardhur momenti të përdoren mekanizma detyrues. “Fushatat e gjata të lodhin dhe ka një relaksim të njerëzve që nuk shkojnë me vullnet”, tha Bino.

Por a duhet edhe Shqipëria të ndjekë të një njëjtin model si Italia apo vende të tjera që nuk lejon frekuentimin e bareve, restoranteve apo transportit publik nga persona të pavaksinuar?

“Duhet të ketë mekanizma detyrues, ndoshta jo t’i privojmë nga jeta sociale megjithëse restorantet janë burim i përhapjes, por institucionet arsimore, qeveritare, shëndetësore”, deklaroi Bino.

Për këtë duhet të ketë një vendim nga komiteti i ekspertëve pasi si në strukturat shtetërore edhe në ato arsimore ka punonjës që hezitojnë të vaksinohen.

 

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren