Dhëmbë të verdhë, ushqimet që duhen shmangur

Ushqimet që përmbajnë lëndë të forta ngjyruese dhe acide, zverdhin dhëmbët. Ja disa prej tyre:

Vera e kuqe: Përmban element dominues që ndikojnë në zverdhjen e dhëmbëve.

Uthulla balsamike: Është thellësisht e pigmentuar dhe ka aciditet të lartë, përpiquni ta përdorni sa më rrallë.

Pijet me gaz: Për shkak të aciditetit, zverdhin dhëmbët.

Manaferrat: Pavarësisht se janë fruta shumë të ushqyeshme, pigmenti i tyre i fortë mund të ngjitet në smaltin e dhëmbëve duke lënë shënjë.

Panxhari: Gjithmonë pas konsumimit të tij duhet të lani dhëmbët, pasi ka pigment shumë të fortë të kuq dhe lë njolla tek dhëmbët.

Domatet dhe salca e tyre: Përmbajnë acid, kanë pigment të fortë, këto janë 2 arsyet që i bëjnë dhëmbët më të verdhë.

Kafeja dhe çaji:  Të dyja këto pije kanë pigment të errët të cilat lënë njolla tek dhëmbët. Për t’i zbutur sadopak shtoni qumësht në to dhe shmangni konsumimin e tepërt.

Turshitë: Përmbajnë shumë kripë, acid dhe janë shumë të athëta, kjo do të thotë që ato gërryejnë smaltin dhe lënë njollë në dhëmbë.

Salca e sojës: Ka pigmente kafe të errët që mund të njollosin dhëmbët tuaj.

Karamelet: Përmbajnë ngjyrues artificial që mund të njollosin dhëmbët, por ato mund të jenë veçanërisht të njollosura për shkak të strukturës së tyre./HealthLine

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer