Kryefaqja Femijet Dhëmbi i parë i bebit, fakte të rëndësishme që duhet t’i dini

Dhëmbi i parë i bebit, fakte të rëndësishme që duhet t’i dini

0
Shpërndaje

Nga mjekja stomatologe Lorena Duri

Pak informacion mbi dhembet e pare te bebit:

1)Dhëmbi i parë tek bebet shfaqet në shumicën e rasteve rreth muaji të gjashtë, edhe pse simptomat e daljes mund të shfaqen më përpara. Ka raste kur dhëmbi del me herët ose më vonë muajit të gjashtë.

2)Në shumicën e rasteve dhëmbi i parë del poshtë,por ka raste që del dhe ai lart.

3)Dalja e dhëmbëve shoqërohet me ënjtje dhe skuqje të mishit rreth dhëmbit.

4)Për lehtësimin e simptomave të daljes së dhëmbëve është e këshillueshme përdorimi i xhelit gingivar për bebe (merret me këshillën e mjekut), përdorimi i lodrave të posaçme për bebe që vendosen në frigorifer dhe qetësojnë mishin e dhëmbëve.

5)Bebes i lahen dhëmbët që në momentin që shfaqet dhëmbi i parë.

6)Dhëmbët e bebes pastrohen me furçë dhe pastë të posaçme. Sasia e pastës së përdorur duhet të jetë sa një kokërr orizi derisa bebi bën 3 vjeç, pas 3-vjeçarit sasia e pastës së përdorur duhet të jetë sa një kokërr bizeleje. E rëndësishme është të pastrohet dhe gjuha.

7)Në mungesë të furçës dhe pastës, ose ne rastet e vështirësisë së përdorimit të tyre, dhëmbët dhe gjuha mund të pastrohen dhe me një garzë sterile të zhytur në ujë të vakët.

8)Fluori është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin e dhëmbëve të bebes, ndaj është e rëndësishme konsumimi i ujit dhe ushqimeve me përmbajtje fluori. Në rastet e kequshqyerjes, është mjaft e rëndësishme marrja e fluorit nga jashtë, sipas dozës së përshkruar nga mjeku në recetë.

9)Fluori duhet të hyjë në dietën e fëmijës pas muajit të gjashtë.

10)Vizita e pare tek mjeku stomatolog është e këshillueshme të bëhet që kur bebes i del dhëmbi i parë. Kjo vizitë është e rëndësishme jo vetëm për monitorimin e ecurisë së daljes së dhëmbëve të bebes, por ka mjaft vlerë edhe për prindin pasi ai duhet të informohet saktë, nga një specialist i fushës, për mënyrën se si duhet të tregojë kujdesin e duhur ndaj dhëmbëve të bebes.

11)Edhe pse dhëmbët e qumështit janë të përkohshëm, rëndësia e tyre në sistemin dhëmbor është mjaft e rëndësishme, ndaj prindërit duhet të tregojnë kujdesin e duhur në lidhje me higjienën dhe ushqyerjen e shëndetshme të të voglit, në mënyrë që t’u lënë si trashëgimi dhëmbë të bukur, të shëndetshëm, por mbi të gjitha një, shembull të mirë përkujdesi./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here