Kryefaqja Aktualitet Dhembja e thembrës, si të shpëtojmë prej saj

Dhembja e thembrës, si të shpëtojmë prej saj

0
Shpërndaje

Ledian Fezollari, ortoped, Spitali Amerikan

Sa shpesh e dëgjuar, kjo dhembje në pjesën e poshtme të thembrës zakonisht shkaktohet nga fasciti i shputës. Dhembja shfaqet pas një zgjimi në mëngjes, gjatë aktivitetit sportiv, ecjes, apo një udhëtimi të gjatë me makinë. Rreth 2 milionë pacientë trajtohen për këtë gjendje çdo vit.

Fasciti i shputës ndodh kur banda e fortë e indeve që mbështet harkun e këmbës tuaj irritohet dhe inflamohet.

ThembraAnatomia

Fascia plantare, pra banda e shputës është një ligament i gjatë i hollë që shtrihet direkt nën lëkurë në pjesën e poshtme të këmbës suaj. Ajo lidh thembrën me frontin e këmbës tuaj dhe mbështet harkun e këmbës tuaj.

Thembra 1Shkaqet

Fascia e shputës është projektuar për të absorbuar streset e larta dhe tendosjet kur ne ecim. Por, ndonjëherë, presioni shumë i lartë dëmton ose gris këtë fascie. Përgjigja e natyrshme e trupit ndaj lëndimit është inflamacioni, i cili rezulton në dhimbje në thembër dhe ngurtësim të fascies së shputës.

Faktorët e rrezikut

Në shumicën e rasteve, fasciti i shputës zhvillohet pa një arsye të veçantë, të identifikueshme. Megjithatë ka shumë faktorë që mund t’ju bëjnë më të prirur për gjendjen:

  • Muskujt më të tendosur, shtrëngimet e pulpës e bëjnë më të vështirë për të përkulur këmbën tuaj dhe për të sjellë gishtërinjtë tuaj drejt kërcinjëve tuaj.
  • Obeziteti
  • Harku shumë i lartë
  • Aktiviteti i përsëritur përplasjeje, ngjeshjeje -impakti (Të vrapuarit)
  • Veprimtari e re apo rritje e aktivitetit

Thembra 2Spina kalkaneare

Edhe pse shumë njerëz me fascit të shputës kanë epikalkaneus, spina kalkaneare nuk është domosdoshmërisht shkaku i dhimbjes në fasciitin plantar. Një në 10 njerëz ka epikalkaneus, po një në 20 (5%) persona që ka epikalkaneus, ka dhimbje në shputë. Sepse spina kalkaneare nuk është shkaku i fascitit plantar, për pasojë dhimbja mund të trajtohet pa e hequr spinën kalkaneare.

 

Epikalkaneusi nuk e shkakton dhimbjen e thembrës nga fasciti plantar

Simptomat

Simptomat më të zakonshme të fascitit të shputës përfshijnë:

  • Dhimbje në pjesën e poshtme të këmbës pranë thembrës
  • Dhimbje me hapat e para pas çuarjes nga shtrati në mëngjes, ose pas një periudhe të gjatë pushimi, të tillë si pas një udhëtim të gjatë me makinë. Dhimbja qetësohet pas pak minutash ecjeje.
  • Dhimbje e madhe pas (jo gjatë) ushtrimeve apo aktiviteteve.

Ekzaminimi

Pasi ju përshkruani simptomat tuaja dhe diskutoni shqetësimet tuaja, mjeku juaj do të ekzaminojë këmbën tuaj. Mjeku juaj do të shikojë për këto shenja:

  • Një hark të lartë
  • Një zonë me ndjeshmëri maksimale në pjesën e poshtme të këmbës suaj – shpute pikërisht në frontin e kockës së thembrës tuaj.
  • Dhimbje që përkeqësohet kur ju përkulni, përthyeni, flektoni këmbën tuaj dhe mjeku shtyn, ushtron presion në fascien plantare. Dhimbja përmirësohet kur ju shtyni poshtë gishtërinjtë tuaj

Testet

Mjeku juaj mund të referojë për teste imazherike për t’u siguruar që dhimbja juaj në thembër është e shkaktuar nga fascitis i shputës dhe jo nga një problem tjetër.

Radiografia

X-ray jap imazhe të qarta të kockave. Ato janë të dobishme për të përjashtuar shkaqet e tjera të dhimbjes së thembrës, të tilla si thyerje apo artritit. Epikalkaneusi mund të shihet në një x-ray.

Teste të tjera imazherike

Teste të tjera imazherike, të tilla si rezonancë magnetike (MRI) dhe Ultrasonografia nuk janë përdorur rutinë për të diagnostikuar fascitin e shputës. Ata janë kërkuar rrallë. Një MRI mund të kërkohet nëse dhimbja në thembër nuk qetësohet nga metodat e trajtimit fillestar.

Trajtimi

Trajtimi konservativ (jo kirurgjikal)

Më shumë se 90% e pacientëve me fascit të shputës do të përmirësohet brenda 10 muajve duke filluar nga metodat e thjeshta të trajtimit:

Pushim: Zvogëlim apo edhe ndalimin e aktiviteteve që bëjnë që dhimbja të përkeqësohet është hapi i parë në zvogëlimin e dhimbjeve. Ju mund të keni nevojë për të ndaluar aktivitetet atletike, ku këmbët peshojnë në një sipërfaqe të vështirë (për shembull, të vrapuarit apo aerobi me hapa).

Akull: Rrokullisje të shputës mbi një shishe me ujë të ftohtë ose akull për 20 minuta është efektive. Kjo mund të bëhet 3-4 herë në ditë.

Medikamente anti inflamatorë josteroide: të tilla si Ibuprofen ose Naproxen zvogëlojnë dhimbjen dhe inflamacionin. Përdorimi i ilaçeve për më shumë se 1 muaj duhet të rishikohet nga mjeku juaj i kujdesit parësor.

Thembra 3Ushtrime: Fasciti i shputës rëndohet nga muskujt të shtrënguar apo tendosur të pulpës. Ushtrime të tipit Stretching për pulpën dhe fascien plantare janë mënyra më efektive për lehtësimin e dhimbjes që vjen nga tendosja e tyre.

  • Thembra 4Shtrirje-Tërheqje-Tendosje e pulpës

Mbështetu përpara kundrejt një muri me një gju të drejtë dhe thembra në dysheme. Vendose këmbën tjetër përpara me gju të përthyer. Për të zgjatur pulpën dhe kordonin e thembrës, shtyni baçinin tuaj drejt murit në një mënyrë të kontrolluar. Mbaje këtë pozicion për 10 sekonda dhe relaksohuni. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë për secilën këmbë. Një tërheqje e fortë në këmbë duhet të ndihet gjatë shtrirjes.

  • Tërheqja – Shtrirja e Fascies Plantare.

Kjo tërheqje kryhet në pozicion ulur. Kaloni këmbën tuaj të prekur mbi gjurin e këmbës tjetër. Kapni gishtërinjtë e këmbës suaj të dhimbshme dhe ngadalë tërhiqi ata drejt jush në një mënyrë të kontrolluar. Në qoftë se kjo është e vështirë për të arritur këmbën tuaj, mbështillni me një peshqir përreth gishtit të madh tuaj për të ndihmuar në tërheqjen e  gishtërinjëve drejt jush. Vendosni dorën tjetër përgjatë fascies së shputës. Fascia duhet të ndjehet si një bandë e shtrënguar, tendosur përgjatë pjesës së poshtme të këmbës suaj, kur jeni shtrirë apo tërhiqni. Mbajeni të shtrirë, tendosur apo tërhequr për 10 sekonda. Përsëriteni atë 20 herë për secilën këmbë. Ky ushtrim është bërë mirë të bëhet në mëngjes, para se të çoheni apo të ecni.

Injeksione kortizoni: Kortizoni është një lloj steroidi, antiinflamator mjaft i fuqishëm. Ai mund të injektohet në fascien e shputës për ta redukuar inflamimin dhe dhimbjen. Mjeku juaj mund të kufizojë injeksionet e kortizonit pasi injeksione të shumta steroidesh mund të shkaktojnë rupture- këputje të fascies, e cila mund të çojë në një këmbë te sheshtë dhe dhimbje kronike.

Thembra 5Petë silikoni të buta për thembrën si extrasuport

Thembra 6Këpucë Supportive dhe ortotike. Këpucë me thembra të trasha dhe me shollë shtesë mund të zvogëlojnë dhimbjen kur jeni në këmbë ose gjatë ecjes. Kur ju hidhni hapa dhe thembra juaj godet tokën, një sasi e konsiderueshme e tensionit aplikohet në fascie, e cila shkakton mikrotrauma (grisje të vogla në fascie). Një këpucë me shollë ose insert zvogëlon këtë tension dhe mikrotraumën që ndodh në çdo hap. Petët e buta silikoni për thembrën janë të lira dhe e ngrejnë disi shollën lart dhe për pasojë thembrën tuaj. Inserte këpucësh gjithashtu janë të dobishme.

Splintet e natës. Shumica e njerëzve flenë me këmbët e tyre të drejtuara për poshtë. Kjo relakson fascien e shputës dhe është një nga arsyet për dhimbjet e thembrës në mëngjes. Një splint nate tendos fascien e shputës, ndërsa ju flini gjumë. Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë për të fjetur me të, një splint nate i tillë është shumë efektiv dhe nuk është më e nevojshme të përdoret pasi dhimbja të jetë zhdukur.

Terapia fizike. Mjeku juaj mund të sugjerojë që të shkoni tek një fizioterapist për të punuar me një program ushtrimesh që fokusohen në muskujt e pulpës, si dhe në fascien e shputës. Përveç ushtrimeve të tilla si ato të përmendura më sipër, një program terapi fizike mund të përfshijë dhe trajtime të specializuara me akull, masazh dhe ilaçe për të ulur inflamacion rreth fascies së shputës.

Terapia ekstrakorpale me valë shok (Extracorporeal shockëave therapy (ESËT). Gjatë kësaj procedure, impulset me energji të lartë shokvale nxisin procesin e shërimit në indet e dëmtuara të fascies së shputës. ESËT nuk ka treguar rezultate të qëndrueshme dhe prandaj nuk aplikohet rutinë.

ESËT është joinvazive – Ajo nuk kërkon një prerje kirurgjikale. Për shkak të rrezikut të përfshirë minimal, ESËT mund të merret në konsideratë të provohet ndonjëherë para operacionit.

ThembraTrajtimi kirurgjikal

Kirurgjia merret në konsideratë pas 12 muajsh trajtimi jokirurgjikal agresiv.

Rezeksioni i muskulit Gastroknemius. Kjo është një teknikë kirurgjike që konsiston në  zgjatjen e (m.gastronemius) muskujve të pulpës. Sepse muskujt e pulpës të tendosur rrisin stresin në fascien e shputës, kjo procedurë është e dobishme për pacientët të cilët kanë ende vështirësi për të flektuar këmbët e tyre, pavarësisht një viti ushtrimesh për tërheqje, tendosje, shtrirje të muskujve të pulpës.

Në rezeksionin e m. gastroknemius, një nga dy muskuj që përbëjnë pulpen zgjatet për të rritur lëvizjen e kyçit të këmbës. Procedura mund të kryhet me një prerje tradicionale, të hapur ose me një prerje të vogël me ndihmën e një endoskopi që përmban një kamera të vogël dhe një instrument. Mjeku juaj do të diskutojë procedurën që më së miri i përshtatet nevojave tuaja.

Shkalla e komplikacioneve të rezeksionit të m. gastroknemius janë të ulëta, por mund të përfshijnë dëme nervore.

Lirimi i fascies plantare. Nëse ju keni shkallën e lëvizjes së kyçit të këmbës normal dhe dhimbje të vazhdueshme në thembër, mjeku juaj mund të rekomandojë një procedurë lirimi të pjesshme. Gjatë operacionit, ligament i fascies së shputës prehet pjesërisht për lehtësimin e tensionit në indet. Nëse ju keni një epikalkaneus të konsiderueshëm, ajo do të hiqet, po ashtu. Edhe pse operacioni mund të kryhet endoskopikisht, ajo është më e vështirë se sa me një inçizion të hapur. Përveç kësaj, endoskopia ka një rrezik më të lartë të dëmtimit nervor.

Komplikacionet: Ndërlikimet më të shpeshta të kirurgjisë se lirimin (release) përfshijnë lehtësimin e pjesshëm të dhimbjes dhe dëmtimin nervor.

Shërimi. Shumica e pacientëve kanë rezultate të mira nga operacioni. Megjithatë, për shkak se operacioni mund të rezultojë në dhimbje kronike dhe pakënaqësi, ajo rekomandohet vetëm pasi të gjitha masat jokirurgjikale janë restauruar.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here