Ndonjëherë raportet seksuale mund të jenë të dhimbshme duke sjellë si pasojë reduktim të numrit të tyre, ankth, depresion, anoorgazmë, sterilitet dhe kriza në çift. Kjo dhembje gjatë aktivitetit seksual normal mund të lidhet me hyrjen e vaginës, me vaginën dhe me pjesën e brendshme ku mbështeten organet gjenitale, që bazën e saj e ka në fundin e barkut. Me term mjekësor ajo quhet dispareuni.
Ka raste kur kjo dhembje mund të ndodhë vetëm një herë, por edhe raste të tjera që mund të përsëriten (kronitizohet) dhe në këtë rast duhet kërkuar pa tjetër konsulta mjekësore.
Shkaqet e dispareunisë janë:
– Cikatricat dhe traumat e pas lindjes, siç janë epiziotomitë apo laçeracionet dhe ndërhyrjet kirurgjikale vaginale.
– Ulja e elasticitet të mureve të vaginës dhe distrofia e tyre e lidhur kjo me moshën.
– Infeksionet e gjendrave të Bartolonit (dy gjendra të vendosura në anët e organeve të jashtme gjenitale që shërbejnë për të lubrifikuar hyrjen në vaginë).
– Vaginitet dhe vulvitet (infeksionet e vaginës dhe vulvës).
– Një reduktim i lubrifikimit të vaginës.
– Endometriozat.
– Infeksionet pelvike dhe aderencat.
– Shtatzënia jashtë mitre.
– Infeksionet urinare.
– Sëmundejt kronike të zorrëve,
– Sëmundjet e mitrës dhe të vezoreve.
– Shkaqe psikologjike.


