Dhimbja e kokës, ja si trajtohet nga mjekët

Denisa Canameti

Patologjitë më të shpeshta që paraqiten tek neurologu i poliklinikës, janë cefaletë (dhimbjet e kokës), dhimbjet e mesit e të shpinës, dhimbjet periferike, episode me humbje ose alterim të vetëdijes e çrregullime të lëvizjes (tremor, sëmundja e Parkinsonit etj). 

urgjenceJonida Bala, mjeke neurologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve, nr.3 në Tiranë, flet për lexuesin e gazetë “Shëndet+”, teksa thekson se këto patologji janë me shpeshtësi të ndryshme, por në përgjithësi në përputhje me prevalencën e incidencën e tyre edhe në vende të tjera të botës.

“Një arsye tjetër përse këto patologji që u përmendën më lart janë më të shpeshta, është se në vetvete janë edhe simptoma të sëmundjeve të ndryshme (për shembull, dhimbja e kokës nga sinusiti ose infeksione apo sëmundje të tjera të veshit, syrit apo dhëmbëve etj.)

Dërgimi në spital bëhet për disa arsye të ndryshme. E para dhe më e shpeshta është plotësimi me ekzaminime që kryhen vetëm në spital (CT, MRI, ENG etj).

Arsyeja e dytë është konsulta për mendim më të hollësishëm e të specializuar mbi diagnostikimin ose mjekimin në rast të sëmundjeve më të rënda e të ndërlikuara. Raste të tjera ku nevojitet drejtimi në spital, janë rastet e urgjencave (AVC, Traumë etj) ose rastet për vlerësim për pension invaliditeti ose ndihmë ekonomike.

Mjeku i familjes duhet të jetë i vëmendshëm në konsultimin e pacientit te specialisti neurolog nëse kemi raste të dhimbjeve të menjëhershme të kokës ose ndryshimi i karakterit të dhimbjes, paraliza të nervave të kokës ose gjymtyrëve, rëndim i sëmundjes ekzistuese (për shembull shtim i krizave epileptike, rëndimi menjëhershëm i Parkinsonit etj).

Është me shumë rëndësi që mjeku i familjes të hetojë në mënyrë të hollësishme nëpërmjet anamnezës për shenjat e reja ose ankesat e fundit në mënyrë që të shmangen orientimet në specialistin e gabuar, ai duhet të bëjë një paraqitje si të gjendjes së përgjithshme të pacientit, edhe përshkrim të ankesave ose simptomave të reja.

Problemet që mund të menaxhohen nga mjeku i familjes, janë dhimbjet e mesit e shpinës, dhimbjet e  kokës, dhimbje të tjera kronike, gjithmonë nëse këtyre simptomave i është qartësuar etiologjia më parë nga specialisti.

Numri i pacientëve është i variueshëm, 15 – 50 pacientë në ditë, ndër të cilët mbi 50% janë pacientë të rinj (që nuk janë paraqitur më parë tek neurologu).

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë