Dhimbja e qafës, shkaqet dhe kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Dhimbja e qafës është një problem shumë i përhapur dhe çdo njeri e ka përjetuar të paktën njëherë në jetë. Ajo përfshin qafën, shpatullat, por edhe krahët. Dhimbja mund të jetë e lehtë ose mund të krahasohet me një shok elektrik në krahë. Simptomat e tjera,  si mpirja ose dobësimi i muskujve në krahë, mund t’ju ndihmojnë në identifikimin e shkaktarëve të dhimbjes së qafës.

Shkaqet

Disa nga shkaktarët e dhimbjes së qafës:

  • Mbajtja e çantave të rënda
  • Distonia Cervikale
  • Spondiloza Cervikale
  • Mbajtja e telefonit mes qafës dhe shpatullës
  • Stresi emocional
  • Fibromialgjia
  • Hernia diskale
  • Meningjiti
  • Tendosja e muskujve
  • Osteoartriti
  • Qëndrimi i gabuar
  • Artriti reumatoid
  • E fjetura me bark ose me shumë apo pak jastëk
  • Stenoza spinale
  • Dhimbja e kokës nga tensioni
  • Sindroma e përkohshme mandibululare
  • Tronditje nga dëmtimet
  • Dëmtimi i qafës

Kur duhet të konsultoheni me mjekun

Zakonisht, dhimbja e qafës e shkaktuar nga tendosja e muskujve largohet vetë pas disa ditësh. Për dhimbjet të cilat vazhdojnë për disa javë, mënyra më e efikase për t’i trajtuar është masazhimi ose terapia fizike.

Provoni këto teknika për të qetësuar dhimbjet: 

Akull ose ngrohtësi. Aplikoni akull (të mbuluar nga një kompresë) ose një qese me bizele të ngrira, në qafë për 15 minuta 3 herë ose më shumë gjatë ditës. Ose mund të bëni një dush me ujë të ngrohtë për të qetësuar muskujt.

Tendosja. Shtriqni lehtë muskujt e qafës duke kthyer qafën majtas- djathtas, poshtë-lartë.

Masazh. Masazhimi i qafës ndihmon në qetësimin e muskujve.

Qëndrim i rregullt. Praktikoni qëndrimin e mirë, sidomos para kompjuterit. Mbani të mbështetur kurrizin dhe sigurohuni që monitori i kompjuterit të jetë në nivelin e syrit.

Planifikoni një vizitë me mjekun

Konsultohuni me mjekun nëse keni dhimbje të qafës që:

  • Përkeqësohet pavarësisht kujdesit
  • Vazhdon edhe pas disa javë përkujdesjeje
  • Dhimbja kalon në krah ose këmbë
  • Shoqërohet nga dhimbja e kokës, mpirje ose ndjesi shpimi

Kërkoni menjëherë kujdes mjekësor

Telefononi ambulancën ose kërkoni t’ju shoqërojë dikush në urgjencë nëse keni dhimbje të forta qafe të shoqëruar me:

Lëndim traumatik. Për shembull, aksident me makinë, aksident gjatë zhytjes ose rrëzim.

Dobësim të muskujve. Dobësimi i muskujve të këmbëve, krahëve ose vështirësi në ecje mund të jetë shenjë e një problemi më serioz.

Temperaturë e lartë. Nëse keni dhimbje të qafës dhe temperaturë, atëherë ju mund të keni meningjit, një infeksion i membranës e cila mbulon shtyllën kurrizore dhe trurin.

Burimi: Mayo Clinic /Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?