Dhimbja e shpinës, cilët janë faktorët e rrezikut?

Përgjigjja nga fizioterapisti Petrit Drini:

• Ngritja e peshave të rënda, në mënyrë të gabuar.

• Sforcimi si rrjedhojë e pozicionit të keq dhe mbingarkesës në aktivitetin e përditshëm

dhimbje shpine• Lëvizje të shpejta me rotullim ose përkulje /drejtimit të shpinës.

• Aktivitete sportive me mbingarkesë të bëra pa përgatitjen e duhur fizike.

• Jeta sedentare pa aktivitet fizik/sportiv rrisin rrezikun për të zhvilluar një diskopati për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme që muskujt i japin shpinës.

• Aktivitetet të përsëritura që tendosin shpinën si ngritje peshash konstante, shtyrje, tërheqje, përkuja apo lëvizjet rrotulluese. Puna pas kompjuterit konsiderohet si situata më e ndeshur që shkakton dhimbje shpine.

• Mbipesha shton stresin mbi disqet e shpinës dhe sidomos të mesit dhe ndikon në dobësimin e muskujve.

• Përdorimi pa masë i makinës. Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, si dhe dridhjet-vibrimet e makinës vënë nën presion disqet e shpinës.

• Pirja e duhanit. Pirja e duhanit zvogëlon furnizimin me oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerimin më të shpejtë. Ndikon direkt në krijimin e shtresave sklerotike në enët e gjakut dhe bën që strukturat periferike të furnizohen jo mjaftueshëm me gjak.

•  Mosha. Me arritjen e moshës së tretë ndodhin proceset degjenerative të disqeve dhe indeve lidhëse në përgjithësi.

• Gjinia. Meshkujt mes moshës 30 dhe 50 kanë më shumë gjasa që të kenë dhimbje mesi dhe shpine sesa femrat. Shqetësimet kryesore për femrat ngelet qafa dhe pjesa që lidh qafën me kurrin, si dhe zona mes shpatullave.

• Faktori gjenetik. Bën që disa kjo kategori njerëzish të jenë më të prirur për t’u prekur në moshë më të re.

• Jeta e mbushur me stres, mbingarkesë dhe kequshqyerja

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës