Dhimbja e shpinës, shenjë e një problemi më serioz?


Përshtati në shqip: Blertina Koka

Dhimbja e shpinës është e zakonshme – 80% e njerëzve mund të vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe nuk është gjë për t’u shqetësuar. Shumica e tyre mund të shkaktohen nga ndrydhja e muskujve.  Por, ka edhe raste kur dhimbjet e shpinës mund të sinjalizojnë për një problem serioz në trup.

Ja cilat janë ato:

Keni dhimbje gjatë natës – Shumica e personave që vuajnë nga dhimbjet e shpinës mund të ndryshojnë pozicionin e fjetjes për të lehtësuar dhimbjet ndërkohë që flenë. Por, nëse gjetja e një pozicioni të duhur për të fjetur duket e pamundur ose dhimbja fillon vetëm kur shtriheni, duhet të konsultoheni me një mjek. Ajo mund të jetë shenjë e një infeksioni të kockave të kurrizit ose, në raste më të rralla, shenjë e tumorit kurrizor. Sido që të jetë, duhet të kërkoni vëmendje mjekësore.

Nuk mund ta lokalizoni dhimbjen  Dhimbja në pjesën e sipërme ose të poshtme të shpinës, që nuk duket se lidhet me një muskul specifik, mund të sinjalizojë për atak në zemër, sidomos nëse fillon në kraharor dhe vazhdon të përhapet, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Shoqërohen me të përziera – Është normale të ndiesh dhimbje të kockave në mëngjes, por, nëse zgjasin më shumë se 30 minuta dhe fillojnë të përkeqësohen kur nuk lëvizni, mund të jenë shenjë e një forme të artritit, të quajtur ankylosing spondylitis, që prek 1.4% të popullsisë. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, prandaj nuk duhet ta injoroni.

Burimi: Prevention / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë